Shëndetësia në vend është kthyer në një ferr”/Kryetarja e Komisionit:Ndryshimin e ligjit për urdhrin e mjekut është..

Data

Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Zheni Gjergji, mbajti fjalën e saj në podium gjatë seancës plenare të mbajtur ditën e sotme në kuvend.

Ajo u shpreh gjatë fjalës së saj se, ndërhyrja për ndryshimin e ligjit për urdhrin e mjekut është thjeshtë një mbulim i propagandës dhe akteve korruptive që vijnë nga kjo qeveri.

Gjergji u shpreh se, shëndetësia në vend është kthyer në një ferr për qytetarët por njëkohësisht parajsë për investitorët.

“Na ka ardhur sot një nisëm një aktnormativ me fuqinë e ligjit, nën dritat e ndezura të urgjencës qeveritare, për një ndërhyrjë në ligjin nr 123/2014 për urdhrin e mjekëve në Republikën e Shqipërisë.

Ju mund të kishit hartuar një ligj dypunësimi për mjekët por jo. E gjitha kjo është një tentativë për të zgjatur dorën e ekzekutivit edhe mbi këtë autoritet të pavarur në filozofinë tashmë të konsoliduar të rilindjes për të kontrrolluar gjithcka.

Nga ana tjetër është vijimi instrategjisë së  propagandës, që problemet në shëndetësi , krizën në këtë sektor që janë përgjegjësi e drejtpërdrejt e qeverise, tja faturojnë mjekëve, kolegëve të mi.

Problemet e mëdha në shëndetësi nuk vijnë nga ky urdhër mjeku që do të  ndryshohet sot.

Kjo është ti fshihesh shkakut dhe arsyes , ti largohesh thelbit.  Problemet e shëndetësisë vijnë nga urdhrat e paligjshëm dhe korruptive të kryeminstrit dhe ministrave, ish ministrave të shëndetësisë, që e kanë kthyer këtë sektor jetik në një ferr për qytetarët, por në një parajsë për klientët që ngritën këtu bisnesin më të majmë dhe më fitimprurës.

Nuk është urdhëri i mjekut problem por është urdhri i Ramës e Manastirliut për koncensionet në shëndetësi.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related