Ky është momenti kur vetëdorëzohet ish-kreu i Policisë së Lezhës, Henerigert Mitri

Data

Në foton e mësipërme është momenti kur është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës, ish-drejtuesi i Policisë së Lezhës, Henerigert Mitri. Ai ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit “Revanshi”, bazuar në komunikimet e aplikacionit “Sky Ecc”.

Ish-efektivi Henerigert Mitri rezulton i përfshirë në disa veprimtari kriminale. SPAK kishte lëshuar urdhër-arresti për të, pasi akuzohet se në bashkëpunim me Klodian Shahini dhe persona të tjerë, drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve, në qarkun e Lezhës.

Gjithashtu, ish-drejtori i lartë i Policisë së Shtetit, sipas SPAK, Henerigert Mitri në bashkëpunim me shtetasin Preng Gjini, aktualisht i arrestuar për një procedim tjetër penal, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Lezhës.

Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale “kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, “grup i strukturuar kriminal”, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “shpërdorim i detyrës”.

Mitri kishte i pari akses si drejtor policie për koordinatat që “Guardia di Finanzia” do të bënte për kontrollet nga ajri dhe më pas nxirrte urdhrat për kryerjen e tyre.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related