Jorgo Goro “kurban” i pazareve të Ramës me pronat në jug, SPAK u komunikon akuzat zyrtarëve të Bashkisë së Himarës…

Data

Prokuroria e Posaçme (SPAK) i komunikoi dje akuzën ish-kryebashkiakut te Himarës, Jorgo Goro e tre ish-zyrtarëve, mes të cilëve dhe kreut të kadastrës së Vlorës, lidhur me tjetërsimin e dy pronave në Dhërmi, ku përfitues fundor i truallit, ka qenë biznesmeni, ish deputeti socialist Artan Gaçi. Bëhet fjalë për një sipërfaqe në total prej 10592 m2 ku bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, do të ndërtonte kompleksin turistik në fshatin Gjilek – Dhërmi të Himarës. Ndaj Jorgo Goros SPAK ka ngritur akuzën e “Shpërdorim detyre në dy raste” dhe “refuzim për deklarim dhe “mosdeklarim të pasurisë”. Zyrtarisht mësohet se SPAK ka përfunduar hetimet për këtë dosje dhe do e dërgojë në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) dhe duket se ish-kryebashkiaku Goro është bërë “kurban” i pazareve me kryeministrin Edi Rama me pronat në jug. Për veprën penale të shpërdorimit të detyrës ligji thotë se: “Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet. Ndërkohë sipas Kodit Penal: “Refuzimi për deklarimin ose mosdeklarimi i pasurisë, interesave privatë të personave të zgjedhur ose nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim sipas ligjit, kur më parë janë marrë masa administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 muaj. Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Hetime

Hetimet e SPAK treguan se Goro në bashkëpunim me Jerasimo Bushin, përcollën pranë organeve kompetente dokumenta të falsifikuara duke bërë të mundur regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore, në pronësi të shtetit, në favor të subjektit privat, në pronësi të Foto Mëhillit, i ati i Stavri Mëhillit. Pas kësaj procedure, të dy ata kanë vijuar me transaksionet për të regjistruar sipërfaqen e tokës në emër të një shoqërie private me përfaqësues Artan Gaçin. Në total janë dy sipërfaqe toke të tjetërsuara, të dyja rreth 10 mije m2. Lidhur me këtë çështje kreu i kadastrës Vlorë Bilbil Aliaj u la në masën “detyrim paraqitje”, ndërsa ish juristi Vezir Gjikoka si dhe ish drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të tokës në Bashkinë Himarë në “arrest në shtëpie”. Nga ana tjetër, Stavri Mëhilli pronari i tokës, që dyshohet se ka kryer 2 vepra penale, lënë në “arrest me burg”, në mungesë, për shkak se nuk është gjetur për tu arrestuar. Pak muaj pas arrestimit Prokuroria e Posaçme kërkoi një tjetër masë sigurie arresti në burg për Jorgo Goron si dhe sekuestroi të 4900m2 tokë që është përfituar nga ish-kryebashkiaku i komanduar i Himarës, Arqile Bollano.

Njoftimi i plotë i SPAK

Episodi i parë/ Falsifikimi i dokumenteve për 5512 m2 tokë në Dhërmi që bleu Artan Gaçi

Sipas SPAK, dyshohet se Jorgo Goro në cilësinë e kryetarit të bashkisë së Himarës, bashkë me Jerasmo Bashin, asokohe drejtor i Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në bashkinë e Himarës, ‘pa bërë asnjë verifikim, kanë përcjellë pranë organeve kompetente dokumenta tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur më pas regjistrimin e sipërfaqes 5512 m2 tokë bujqësore në pronësi shtet, në favor të privatit.

Episodi dy: Jorgo Goro tokën bujqësore prej 5080m2 e ktheu tokë shtet, ku më pas u dha leje për ndërtimin e një kompleksi turistik që do ndërtohej nga Artan Gaçi.

Sipas SPAK, dokumentacionin e një prone bujqësore prej 5080 m2, Jorgo Goro në bashkëpunim me vartësin e tij, Jerasimo Bashi, e ka kthyer pronë shtet, ku më pas janë kryer transaksione. Në kufi me këtë sipërfaqe toke, sipërmarrësi privat, Artan Gaçi, ish- deputet i PS- së, i kishte blerë tokën me dokumente të falsifikuara Stavri Mëhillit. Sipërfaqja e tokës më pas është bashkuar në një të vetme dhe pas kësaj shoqëria tregtare e drejtuar prej Artan Gaçit merr leje ndërtimi për një kompleks turistik, i cili do të ndërtohet në të dyja sipërfaqet e tokës, në total (10.592 m2).
Akuzat për dosjen e “Himarës”

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related