Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur dje online fjalën e tij në forumin për të ardhmen e Shqipërisë, të organizuar nga “Albanian Policy Center” dhe pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Heritage Foundation, Këshilltari i lartë i Presidentit James Carafano dhe ish zyrtari i lartë i Pentagonit, Steven Bucci. Berisha u shpreh se e vërteta është se kjo që ndodh sot në Shqipëri është një demokraci e shuar. “Unë e siguroj mikun tim polak, se sapo të flasë në Parlamentin Europian do i thonë, mos fol, leje ashtu. Po si ta lejë, a janë qenie njerëzore a duhet të gëzojnë procese juridike të drejta. Por krahu tjetër i kësaj drejtësia është policia, prokuroria private e Edi Ramës. Në vitin 1990, ne themeluam Partinë Demokratike. Imagjinoni ju se cila ishte alergjia ndaj mendimit dhe pluralizmit politik.
Por dua të them një gjë; diktatori, që ishte një diktator që vriste në kufi të rinjtë, përsëri nuk burgosi drejtuesit e opozitës. Sot 3 drejtuesit e partive kryesore opozitare janë të burgosur. Po atëherë Shqipëria ishte pjesë e kampit komunist, sot Shqipëria është anëtare e NATO-s. Edi Rama për të fituar zgjedhjet, pasi ka dhunuar çdo zgjedhje nga 2017 e gjer sot, për të siguruar këto të fundit ka vendosur në arrest dhe ndjekje penale tre liderit e partive kryesore të opozitës. Miqtë e mi! Ku do i gjejmë ne forcën? Forcën e gjejmë vetëm tek parimet konservatore. Shtoj këtu një porosi të pavdekshme të Papës Gjon Pali i 2, i cili jo vetëm për të krishterët dhe jo vetëm të krishterët që ishin në diktatura komuniste, doli me moton; mos je i trembur. Ndaj dhe ne i garantojmë miqtë tanë se, do të bëjmë gjithçka për të rikthyer në Shqipëri vlerat konservatore si rruga e vetme e shpëtimit të këtij vendi. Faleminderit shumë”, deklaroi dje Berisha.
