Sot nis viti i ri shkollor parauniversitar.
Emocionet e nxënësve në ditën e parë të shkollës si duket do të varen nga përballimi i stresit nga prindërit që i shoqërojnë të vegjlit e tyre me automjete private.
Prej orës 07:00, pothuajse e gjithë “Unaza e Vogël” e kryeqytetit ka ngjyrë të kuqe në “Maps”, e përkthyer ndryshe në trafik të rënduar.
Gjithashtu segmente të tjera të bllokuara janë: Rruga e Kavajës, Bulevardi Zogu I, Rruga e Barrikadave, Unaza e Vogël, Rruga e Elbasanit, Astir, Yzberisht, rruga “Dritan Hoxha”, “Brryli”, të gjitha akset dhe nyjet krytesore të Tiranës janë të bllokuara.
