Shkodra u trondit pak ditë më parë, ku Elis Rroshkodoli u ekzekutua me breshëri plumbash teksa ishte duke pirë kafe në një lokal.
Në lidhje me këtë ngjarje kanë shkruar edhe mediat rumune të cilat raportojnë se 36-vjeçari që u ekzekutua në Shkodër ishte u shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në 2023 ka goditur me thikë në Rumani Jean Sasu, një nga pronarët e restorantit Nuba në Bukuresht.
Teksa ka kaluar më shumë se një javë nga ngjarja, autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes së rëndë dhe identifikimin e autorëve.
“Libertatea.ro”, shkruan se Ministria e Drejtësisë në Tiranë kërkoi informacion nga Rumania dhe Belgjika në lidhje me aktivitetin kriminal ku ka qenë i përfshirë Rroshkodoli.
Elis Rroshkodoli dyshohet se është vrarë me vrasës me pagesë, të cilët pas ngjarjes u arratisën me një automjet me targa malazeze, të cilin e kishin vjedhur në Mal të Zi në fillim të muajit gusht.
Rroshkodoli u ekzekutua, në një lokal në lagjen “Ahmet Haxhia” të Shkodrës, nga një person i armatosur, i cili qëlloi në drejtim të tij 18 plumba, 14 prej të cilave e kapën 36 vjeçarin në trup duke e lënë të vdekur.
Viktima ishte një person i njohur për policinë, pasi në 2010 plagosi me armë zjarri Hysni Bregun, babanë e biznesmenit Barush Bregu. Në vitin 2014 dyshohet se është përfshirë në një vjedhje në Belgjikë, duke u arrestuar së bashku me një grup shqiptarësh. Po ashtu në Belgjikë dyshohet se ka plagosur një shqiptar të quajtur Shema.
Rroshkodoli në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet rumune, pasi goditi me thikë Jean Sasu, një nga pronarët e restorantit Nuba në Bukuresht.
Në lidhje me ngjarjen u morën në pyetje disa persona, por ende nuk dihet se kush janë ekzekutorët e 36 vjeçarit.
