Kalimi te Rangers, Bajrami: I thashë agjentit ta mbyllte marrëveshjen menjëherë

Data

Nedim Bajrami pas 5 vitesh në Itali do të luajë në Skoci me një prej ekipeve më me emër në këtë vend Glasgow Rangers.

Në një intervistë për televizionin e klubit Bajrami shprehu tregoi se si e priti ofertën dhe synimet që ka.

“Fola me menaxherin tim para 2 javësh dhe u lumturova kur më tregoi për Rangers. I thashë që të mbyllte marrëveshjen dhe tani jam këtu gati për të dhënë më të mirën. Rangers është një klub me histori të pasur dhe dua të bëhem pjesë e saj. Dua të bëj edhe unë histori me këtë fanellë.

Kampionati Italian është shumë taktik dhe kam mësuar shumë atje. Këtu në Skoci është një futboll ndryshe krahasuar me Italinë. Por është një mënyrë lojë që e pëlqej”, ka theksuar Bajrami.

Rangers për Nedim Bajramin paguan 4 milion Euro te Sassuolo. Një aventurë e re në një kampionat ku më parë ka luajtur Rudi Vata dhe Eros Grezda, ky i fundit pikërisht me skuadrën e Glasgow Rangers.

Nedim Bajrami do të mbajë fanellën me numër 14 te Rangers.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related