Kërcënohet Duka, 5 persona i shkojnë në shtëpi për t’i bërë presion: Më merr djalin tek Kombëtarja

Data

Kreu i Federatës Shqiptare të Furbollit Armando Duka, ka marrë vëmendjen mediatike gjatë ditës së sotme, pasi është kërcënuar nga babai i një futbollisti, njëkohësisht presidenti i klubit të futbollit ‘Iliria’, Nazmi Selmani.

Pasi e ka kërcënuar me sms, Selmani bashkë me 4 persona të tjerë i kanë shkuar në shtëpi për t’i bërë presion Dukës, që kreu i FSHF-së të grumbullojë në Kombëtare, djalin e presidentit të Ilirisë, Gentian Selmani, i cili luan për skuadrën e Tiranës.

Pas kërcënimeve, Armando Duka, ka shkuar në polici dhe ka kallëzuar personat që e kanë kërcënuar në lidhje me detyrën që ai ushtron. Pas denoncimit, policia arrestoi shtetasit Redian Haxhi, Petrit Selmani, Brajan Selmani, Santiago Selmani dhe Nazmi Selmani.

Njoftimi i policisë:

Kërcënuan me sms për shkak të detyrës 62-vjeçarin, Policia kap dhe vë në pranga 5 shtetas si dhe procedon penalisht dy të tjerë

Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

R.L. 30 vjeç, P.S, 26 vjeç, B.S,  20 vjeç, S.S, 22 vjeç, dhe N.S, 57 vjeç, të gjithë banues në Krujë.

Si dhe u proceduan ne gjendje të lirë shtetasit A.S, 24 vjeç dhe A.S, 39 vjeç, të dy banues në Krujë.

Arrestimi dhe procedimi i tyre u bë pasi: Më datë 30.08.2024, rreth orës 21:30, kanë kërcënuar me anë të një mesazhi telefonik për shkak të detyrës shtetasin A.D, 62 vjeç, banues ne Durrës dhe më pas rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa, me qëllim kërcënimin e tij.

Pas marrjes së  njoftimit, shërbimet e Policisë organizuan punën, duke lokalizuar, kapur dhe shoqëruar  në Komisariat personat e dyshuar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i pesë shtetasve dhe procedimi në gjendje të lirë i dy të tjerëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” e kryer në bashkëpunim.

Nazmi Selmani kërcënoi Dukën: Merr Gentianin në Kombëtare

Teksa disa ditë na ndajnë në dy ndeshjet e Kombëtares Shqiptare të Futbollit përballë Ukrainës dhe Gjeorgjisë, duket se kreut të FSHF-së i janë hapur telashe jashtë fushës së blertë.

Gjatë ditës së sotme u bë me dije se babai i portierit të Tiranës, Gentian Selmani, i cili më parë ka luajtur për Laçin dhe në Turqi dhe ka qenë i grumbulluar edhe kombëtaret e moshave dhe atë A, është arrestuar nga policia për shkak se ka kërcënuar Armando Dukën.

Sipas raportimeve, është pikërisht portieri i Tiranës arsyeja e konfliktit, pasi Nazmi Selmani ka kërcënuar Dukën që të ftojë në Kombëtare Gentianin për dy ndeshjet e Selmanit, por një gjë e tilllë nuk ka ndodhur, pas trajneri Sylvinho ka zgjedhur të grumbullojë tre portierë të tjerë Thomas Strakoshën, Alen Sherrin dhe Simon Simonin.

Duket se mos përfshirja e Gentian Selmait, ka shkaktuar indinjatë dhe ka përfunduar në kërcënime dhe kanosje për Armando Dukën.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Armando Duka përballet me probleme, pasi në vitin 2022 iu vendos në shtëpinë e tij në Durrës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related