Deputeti i PD, Edi Paloka ka gritur shqetësimin se Porti i Durrësit prej vitesh është nën udhëheqjen e grupeve kriminale, me bekimin e vetë kryeministrit Rama.
I ftuar në Syri Tv, Paloka tha se grupet mafioze kanë pjesën e tyre në Portin e Durrësit, ndërsa favorizimi i krimit prodhoi sipas tij, dy ministra të rëndësishëm që dolën nga Durrësi në kabinetin e Ramës.
Lidhur me atë se çfarë po ndodh me mbetjet toksike që kalojnë nga Porti i Durrësit, ligjvënësi demokrat, Edi Paloka tha se qeveria përmes Ballukut konfirmoi se porti tashmë është në duart e bandave, pjesë e së cilës është edhe vetë ajo.
‘Që nga 2013 e di çdo qytetar që kujt i përket porti, është i ndarë në dy grupe. Vetëm në zgjedhje kujdeset Rama që grupet mafioze të kenë pjesë në Portin e Durrësit. E kontrollojnë grupet mafione, një qeveri që kontrolloht nga mafia. Është inteligjenca e huaj që ia bën të qarta qeverisë dhe publikut fenomenet. Qeveria është autore e këtyre akteve. Dhe bëhet me dijeninë e qeverisë. Nga bandat e Durrësit na erdhën 2 ministrat më të rëndësishëm. Asgjë s’është rastësi. Porti kontrollohet nga mafia me bekimin e Ramës personalisht.
Kjo ndodh në prag zgjedhjesh. I gjithë Durrësi është në dijeni të faktit që grupet mafioze kanë kontrolluar Portin e Durrësit, të gjithë marrin nga një copë. Sot ka kaluar në një grup të vetëm. Këta janë që kontrollojnë portin, me bekimin e Ramës. Rama do marrë pjesën e vet, për çdo gjë që bëhet në Shqipëri. S’i jep thjesht për vota, ndërkohë merr përfitime nga çdo gjë që ndodh në Shqipëri.
