Zyrtare/ Sulmuesi i Kosovës largohet nga skuadra franceze dhe firmos në Spanjë

Data

Sulmuesi i Kosovës, Elbasan Rashani do të vijojë karrierën në Spanjë, teksa ka mbyllur kështu bashkëpunimin me ekipin francez të Clermont.

31-vjeçari ka kompletuar së fundmi transferimin te skuadra e Elche që militon në ligën e dytë spanjolle, duke nisur kështu një aventurë të re.

Me fanellën e Clermont, Rashani u aktivizua 85 ndeshje, ku arriti të shënonte 13 gola.

Për sa i përket përfaqësueses së Kosovës, ai është pjesë që prej vitit 2015 ku ka veshur 27 herë fanellën e dardanëve, duke shënuar 5 gola.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related