Pas takimit me Dumanin, VanHorn takon kreun e SHISH: Vlerësojmë partneritetin mes 2 vendeve

Data

E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn është takuar këtë të premte me Drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.

Ky takim u bë i ditur përmes një postimi nga Ambasada Amerikane në platformën X.

Pas takimit me kreun e SPAK, Altin Dumani, VanHorn ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin e saj në takimin me Hysenin për partneritetin e vazhdueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Gjithashtu në postim theksohej edhe roli vendimtar i këtij bashkëpunimi në përballjen me sfidat rajonale, por edhe ato globale.

Deklarata e Ambasadës Amerikane:

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni. Znj. VanHorn vlerësoi partneritetin e vazhdueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe theksoi rolin vendimtar të këtij bashkëpunimi në përballjen me sfidat rajonale dhe globale.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related