SPAK heton aferën 31 mln euro të Pirro Vengut me kompaninë malteze për konteinerët e Portit

Data

Alket Bedini, Rafael Rexha, Besian Hereni dhe Endri Sofija ishin anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në tenderin 37 milionë euro për menaxhimin dhe operimin 5 vjeçar të kontenierëve në Portin e Durrësit. Të gjithë këta, tani kanë filluar të hyjnë e dalin në zyrat e SPAK. Arsyeja është se tenderi kontrovers po hetohet.

Kallëzimi penal për tenderin e menaxhimit të kontenierëve në Portin e Durrësit është bërë tre vjet më parë nga deputeti demokrat Gazment Bardhi. Por tashmë hetimet kanë hyrë në një fazë të avancuar pasi prokurorët e SPAK kanë bërë zbulimet e para.

Por teksa anëtarët e KVO-së bëjnë deklarimet e tyre në dhomën e “rrëfimeve” të SPAK, shumë shpejt “ftesat” e prokurorëve pritet të shkojnë më lart. Tek ish drejtori i Autoritetit Portual, Pirro Vengu, i cili tashmë mban postin e ministrit të Mbrojtjes në qeverinë e Edi Ramës.

Zoti Vengu është njeriu që firmosi kontratën kontroverse 31 milionë euro, pas një procesi tenderimi të mbushur me dyshime deri në pikën që anëtarët e komisionit nuk pranuan ta firmosin.

Tenderi

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related