Broja vijon diskutimet me Ipsuiç, momente vendimtare për sulmuesin kuqezi

Data

Armando Broja nuk ka ende zyrtarisht një skuadër për sezonin e ri, edhe pse ai mbetet me kontratë pjesë e Çelsit. Shkak është se Ipsuiçi që ishte shumë pranë marrëveshjes me lojtarin, bëri një hap pas në këtë proces, duke i dhënë kohë të përfitojë nga pozicioni që ka sulmuesi në raport me vetë Çelsin. Me pak fjalë, Ipsuiçi e do në formë huazimi, por jo me detajet kontraktuale që kërkon klubi blu i Londrës. Në këto rrethana, diskutimet vijojnë, por marrëveshja s’është arritur ende. Janë vetë mediat angleze që shkruajnë se vazhdojnë bisedimet mes Ipsuiçi dhe Çelsit për sulmuesin e Shqipërisë, Armando Broja, shkruan “Sky Sports” të mërkurën.

Siç raporton sajti britanik, marrëveshja u prish javën e kaluar pas një problemi me testet mjekësore të Brojës. “Marrëveshja fillestare ishte që Broja të huazohej nga Çelsi me detyrim blerjeje 30 milionë euro nëse Ipsuiçi do të mbetej pjesë e Premier League. Ka ende punë për t’u bërë për transferimin e tij. Ipsuiçi kuptohet që është duke u munduar ta arrij marrëveshjen me Çelsin për Brojën”, shkruan “Sky Sports”. 22-vjeçari është në kërkim të një klubi të ri për t’u transferuar, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri të Çelsit, Enzo Mareska. Broja me Çelsin ka kontratë deri në qershor të vitit 2028.

Albion Rrahmani shkëlqeu me Spartën e Pragës

Albion Rrahmani erdhi te Sparta Praga me pritje të mëdha dhe ndeshja debutuese i përshtatet shumë mirë kësaj. Ai u gjend shumë mirë në hapësirë të vogël në zonë dhe shtyu topin në rrjetë. Falë këtij momenti, Sparta do të luajë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve për herë të parë pas 19 vjetësh. “Ndeshja e parë, goli i parë dhe kualifikimi në Ligën e Kampionëve. Nuk do të mund të ishte më ëmbël për mua”, ka thënë Rrahmani për mikrofonin e Nova Sport pas fitores 2:0 të Sparta Pragës ndaj Malmos, në ndeshjen e kthimit të fazës së “play-off”-it të Championsit. “Jam i lumtur për veten dhe për familjen time, që është shumë krenare për mua”. Debutimi i Rrahmanit te kampionia e Çekisë është çmuar edhe nga ekspertët e futbollit çek.

“E dimë se si është kur vjen në klub të ri dhe shënon menjëherë. Është shumë me rëndësi për vetëbesim. Sinqerisht, unë nuk isha shumë i mirë në debutime”, ka thënë legjenda çeke, Jan Koller. “Ndeshjet e mia të para në klubet e reja zakonisht ishin të suksesshme. Kam shënuar dy gola për Ëest Bromëichin, në shtëpi dhe në udhëtim”, ka thënë ish-sulmuesi i Spartas, Roman Bednar. Kolleri dhe Bednari kanë pasur karrierë të suksesshme, ndërsa 23-vjeçari nga Podujeva, Rrahmani, është ende në fillim. Pas një viti të suksesshëm në Rumani, ai do të luajë në Ligën e Kampionëve në stacionin e ri në karrierë, në Pragë. “E kam shijuar ndeshjen e parë falë tifozëve. Ishin të mahnitshëm. Pa ta do ta kishim të vështirë. Ata bënë punën e tyre në tribuna e ne e bëmë punën tonë në fushë”, ka vazhduar Rrahmani. “Shpresojmë të vazhdojmë kështu në fazën grupore të Ligës së Kampionëve”, shtoi Albion Rrahmani.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related