Fotografia “Rruga e G’juhadolit” nga Kolë Idromeno për vite me radhë është përdorur si kartolinë prezantuese e Shkodrës

Data

Imazhi i “Rrugës së G’juhadolit” në një fotografi nga Kolë Idromeno. Muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” në Shkodër ka ndarë në faqen e tij këtë fotografi, ku shprehet se ka një rëndësi të madhe. “Ky imazhi është Rruga e G’juhadolit, një fotografi e shkrepur nga Kolë Idromeno, që për vite me radhë është përdorur si kartolinë prezantuese e Shkodrës. Negativi i kësaj shkrepje ruhet në fototekën e Institutit të Antropologjisë falë kontributit të Rrok Zojzit, i cili shpëtoi një pjesë të koleksionit fotografik të mbetur të Idromeno-s.

Fotografia emblematike e G’juhadolit, një prej më të vjetrave rrugë të Shkodrës me një arkitekturë të stilit neoklasik ka një rëndësi edhe më të madhe për faktin se ajo dokumenton disa prej projektimeve më të qënësishme të Idromeno-s”, thuhet nga muzeu “Marubi”. Muzeu shprehet se në të shikojmë burrat e gratë me rrobat kombëtare që i gjejmë më pas tek pozojnë për Marubin, Kodhelët dhe Idromenon. Në faqen e muzeut “Marubi” thuhet se të gjitha këto imazhe janë të parat fotografi që shpërfaqën një Shqipëri, e cila deri në vitet ‘70-’80 të shek. XIX ishte krejt e panjohur për të huajt. “Po t’i shikojmë me vëmendje fotografitë e ekspozuara në këtë fasadë, disa prej tyre përsëritën 2-3 herë, kjo për faktin se disa prej “modeleve” fotografët i rifotografuan për të patur një imazh sa më të përsosur.

Një tjetër detaj që bie në sy nga këto shkrepje është edhe procesit i përgatitjes për t’i kthyer ato në kartolina për tregtim. Pjesa më e madhe e këtyre fotografi u përhapën në masë nga litografët vjenezë, të cilët nxituan t’i shtypnin duke i kthyer në karta postale, ose sikurse i njohim ne, në kartolina kujtimi me mbishkrimin ’ ”, thuhet nga muzeu. Aktualisht te muzeu “Marubi” është hapur ekspozita “Vëllezërit Kodheli dhe Kolë Idromeno”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related