Gati një vit pas përfundimit të Cens 2023, INSTAT nuk po publikon të dhënën kryesore të popullsisë që banon në fshat dhe asaj që banon në qytet, por nisur nga numri i nxënësve në shkolla duket se gjatë dekadës së fundit popullsia rurale e vendit ka pësuar rënie të fortë.
Të dhënat nga Ministria e Arsimit tregojnë se nga viti 2012 në vitin 2022 numri i nxënësve të regjistruar në shkollat e fshatrave pësoi rënie me rreth 40 për qind ndërsa numri i nxënësve në shkollat e qytetit ka pësuar rënie me 20 % për të njëjtën periudhë.
Ministria e Arsimit raportoi se në vitin shkollor 2012-2013 ishin në shkollat e fshatrave të vendit ishin të regjistruar mbi 186 mijë nxënës, ndërsa numri i tyre ra në 113 mijë ose 40 për qind më pak në vitin shkollor 2021-2022.
Në shkollat e qytetit në vitin 2012 u regjistruan mbi 204 mijë nxënës, ndërsa në vitin 2021 mbi 164 mijë ose 19.4% më pak.
Numri i saktë i banorëve që jetojnë në zonat urbane dhe rurale është vendimtare për politikat publike dhe të kompanive që të mund të hartojnë strategji dhe plani biznesi të drejta.
