Ngjarje e rëndë në Fier, i riu plagos me thikë motrën e tij 16-vjeçare dhe ia mbath (Detajet)

Data

Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në fshatin Marinëz, të Fierit. Sipas njoftimit të Policisë mësohet se një i ri ka plagosur me thikë motrën e tij.

Konkretisht shtetasi me ininciale M.R, 19 vjeç, dyshohet se ka plagosur në dorë me thikë motrën e tij 16-vjeçare.

19-vjeçari është shpallur në kërkim dhe policia është duke punuar për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje si dhe për lokalizimin dhe arrestimin e të riut.

“Stacioni i Policisë Roskovec shpalli në kërkim shtetasin M. R., 19 vjeç, banues në fshatin Marinëz, pasi dyshohet se ka dëmtuar në dorë, me mjet prerës (thikë), motrën e tij 16 vjeçe. Punohet për kapjen e këtij shtetasi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related