Shifra alarmante/ Në 55 nga 61 bashki, numri i popullsisë pësoi rënie drastike

Data

Harta e re e popullsisë që doli nga Cens 2023 tregon se në bashkitë e Veriut, investimet duhet të përqendrohen në arsim, kurse në Jug te të moshuarit. Përqendrimi i lartë i popullsisë në Tiranë-Durrës shtron nevojën për investime më të mëdha në infrastrukturë, teksa sektori i arsimit duhet të reformohet krejtësisht në ofrimin e shërbimeve. Pesë bashki kanë më pak se 5 mijë banorë, ndërsa një e katërta e bashkive (15) kishin më pak se 10 mijë banorë. Në 7 bashki, Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Fier, Kamzë dhe Vorë, jeton 52% e popullsisë, ndërsa në 54 bashki e tjera jeton 48% e popullsisë. Nevojat e reja në arsim, shërbime dhe infrastrukturë

Nga Blerina Hoxha

Institucionet publike të vendit do të duhet të lexojnë me vëmendje hartën e re të popullsisë të Cens 2023, për të riformatuar politikat arsimore, shërbimet sociale dhe sidomos investimet në infrastrukturë.

Qendrat e mëdha, sidomos Tirana dhe Durrësi, që nga viti 2011 janë shtuar më tej, teksa investimet në infrastrukturën e këtyre qyteteve nuk kanë ecur me të njëjtin ritëm.

Të dhënat e reja tregojnë se në Bashkinë e Tiranës jeton një e katërta e popullsisë nga një e pesta në vitin 2011. Në Durrës jeton 6.4% e popullsie së vendit nga 6.3% më 2011, ndërsa në të gjitha bashkitë e tjera, popullsia ka pësuar rënie.

Në shumë prej tyre sinjalizohet mbyllja e shkollave për shkak të rënies së numrit të fëmijëve dhe në shumë të tjera duhet të investohet në rrjetet e shërbimeve sociale për moshat e vjetra.

Kryesisht në Bashkitë e vogla të Jugut dhe Juglindjes, Himarë, Finiq, Pustec, Dropull, Selenicë, Libohovë, raporti i varësisë së të moshuarve (përqindja e popullsisë +65 ndaj forcës së punës) është shumë i lartë me mbi 50%.

Të dhënat tregojnë se, qeveria duhet të rrisë investimet në arsim në qytetet e Veriut, Hasit, Kukësit, Dibrës, Kamzës dhe të shtrijë shërbimet për të moshuarit në Jug të vendit.

Bizneset do ta kenë më të lehtë të gjejnë punonjës në Tiranë pasi popullsia në moshë është e përqendruar në këtë rajon.

Pasi zgjati zbulimin e të dhënave paraprake së paku me 6 muaj në krahasim me vitin 2011, INSTAT nuk publikoi një nga të dhënat më të rëndësishme të Cens 2023, popullsinë që banon në zonat rurale dhe ato urbane, teksa më shumë se gjysma e botimit të parë të Cens ju kushtua nivelit arsimor të popullsisë së paaftë për punë.

Urbanisti Gent Kaprata tha se të dhënat e censit nxorën në pah atë që urbanistët kishin lajmëruar. Ritmet e larta të ndërtimeve në Tiranë nuk justifikohen me popullsinë rezidente nga Censi 2023. Ai tha se në të gjithë vendin janë investuar në apartamente e shtëpi që nuk duhen rreth 40 miliardë euro.

Në një intervistë të posaçme të mëparshme për “Monitor”, drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli, tha se reduktimi i popullsisë dhe jo vetëm, pasi struktura e popullsisë ka pësuar një sërë ndryshimesh, me zvogëlimin e raporteve të varësisë së të rinjve dhe rritjen e raportit të varësisë së të moshuarve, mund të ketë ndikime të shumta dhe komplekse në treguesit zyrtarë të vendit, si dhe në shërbime të ofruara, sistemin arsimor, kujdesin shëndetësor parësor, skemën e pensioneve, zhvillimin urban, etj.

Bashkitë që rrezikojnë të shuhen

Reforma e re territoriale e vitit 2014 reduktoi ndjeshëm numrin e njësive vendore nga rreth 370 në 61 bashki. Ish-komunat u shndërruan në njësi administrative dhe shërbimet publike të fshatrave u përqendruan në qytete.

Zhvendosja e shumë shërbimeve në qendrat e katër rajoneve është bërë shkak për imigrim të brendshëm të popullsisë, duke ndikuar që disa bashki të vogla të reduktohen edhe më tej në numër popullsie.

Të dhënat e Cens 2023 tregojnë se popullsia mesatare për një bashki ra me 39,337 banorë, nga 45,885 më 2011 me një reduktim 14.1%. Por për disa bashki, reduktimi ka qenë më i fortë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related