Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dje një takim me të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn. Ka qenë Ambasada Amerikane në Tiranë që ka ndarë detaje nga biseda mes kreut të qeverisë dhe Nancy VanHorn. VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të SHBA për Shqipërinë, si dy partnerë strategjikë. VanHorn po ashtu vlerësoi rolin e Shqipërisë në rajon, duke theksuar se ka rol kryesor në avancimin e paqes dhe prosperitetit. “E ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy VanHorn, u takua sot me kryeministrin Edi Rama për të festuar miqësinë e fortë dhe vlerat e përbashkëta mes kombeve tona si aleatë të NATO-s dhe partnerë strategjikë.
Znj. VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Qeverisë së SHBA për rolin e Shqipërisë në avancimin e paqes dhe prosperitetit në të gjithë rajonin”, njoftoi dje ambasada. E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve në Tiranë, Nancy VanHorn, ka marrë detyrën më 5 gusht. Diplomatja amerikane zëvendëson në këtë detyrë David Ëisner, i cili përfundoi misionin e tij në vendin tonë. Ndërkohë e Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn zhvilloi dje edhe një takim me ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla. Gjatë takimi VanHorn dhe Balla diskutuan mbi prioritetet legjislative të Shqipërisë. “Duke i trajtuar këto fusha thelbësore së bashku, ne sigurojmë transparencë, llogaridhënie, qeverisje më të mirë dhe angazhim publik”, theksohet në postimin e Ambasadës së SHBA-së në rrjetet sociale.
