EMRAT/ I vodhën një pushueseje nga Greqia çantën me sende personale, arrestohet çifti nga Maqedonia e Veriut

Data

Policia e Sarandës ka kapur dhe ka vënë në pranga dy shtetas nga Maqedonia e Veriut të identifikuar si David Shapurikj dhe Sandra Neshkovska.

Këta persona, në zonën e plazhit të quajtur “Pema e Thatë” i kanë vjedhur çantën me 2 celularë, 3 palë syze dhe kuletën me para dhe sende të tjera personale një pushueseje greke.

Njoftimi i policisë

I vodhën një pushueseje nga Greqia, çantën me sende personale, vihen në pranga 2 shtetas nga Maqedonia e Veriut.

Sekuestrohen disa nga sendet e vjedhura dhe automjeti me të cilën dy autorët u larguan pas vjedhjes.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimit të një pushueseje greke, se më datë 17.08.2024, në plazhin e quajtur “Pema e Thatë”, i kishin vjedhur çantën me 2 celularë, 3 palë syze, kuletë me para dhe me sende të tjera personale, Komisariati i Policisë Sarandë ka mundësuar identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të dyshuar të rastit, shtetasve D. Sh., 24 vjeç dhe S. N., 28 vjeçe, të dy banues në Maqedoninë e Veriut.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related