Denaj: Bletari “Bulica”, agroturizmi i kushtuar bletarisë dhe apiterapisë

Data

Bletarë të vjetër e të rinj në këtë sektor po mbështeten çdo vit e më shumë përmes programeve të qeverisë, për të rritur vëmendjen për bletën, këtë aset që tërë bota e konsideron posaçërisht të rëndësishëm për planetin. Në bletarinë “Bulica”, Kadriu ka shndërruar pasionin e tij për t’i shërbyer bletëve në një model suksesi dhe burim të qëndrueshëm të ardhurash, duke mbarështuar rreth 350 koshere bletësh në 4 parqe të posaçme.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau dje historinë e Kadriut, që ia ka trashëguar këtë pasion dhe profesion djalit të tij, Julit, i cili prej 15 vitesh ka zhvilluar më tej këtë traditë familjare. Sot, ata prodhojnë një gamë të gjerë produktesh cilësore ‘Made in Albania”, duke përfshirë mjaltin, polenin, qumështin e bletëve dhe propolisin. Për të zhvilluar më tej biznesin e tyre familjar, Kadriu dhe Juli synojnë të ndërtojnë një agroturizëm kushtuar bletarisë dhe apiterapisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related