Panik në Vlorë/ Një person tenton të godasë me thikë kalimtarin në mes të rrugës, tmerrohen turistët

Data

Një ngjarje e rëndë e cila mund të kishte përfunduar në një tragjedi është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Vlorës.

Burime për mediat bëjnë me dije se në zonën e quajtur “Sheshi i Flamurit”, një shtetas, identiteti i të cilit ende nuk dihet, ka tentuar të godasë me thikë një kalimtar.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të uniformave blu është bërë i mundur neutralizimi i këtij shtetasi si dhe shoqërimi i tij në Komisariat.

Fatmirësisht kalimtari nuk mbeti i plagosur, ndërkohë policia po vijon me hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Priten më tepër detaje në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related