Detyrimet ligjore të ndërtuesve në lidhje me sigurinë e ashensorëve, Gonxhja: Duhet të regjistrohen pranë ISHMT-së

Data

Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, rikujton ndërtuesit dhe administratorët e pallateve mbi detyrimet ligjore që kanë në lidhje me sigurinë e ashensorëve.

“Rregulli teknik lidhur me ashensorët në përdorim zbatohet për të gjithë ashensorët ekzistues të instaluar dhe vendosur në shërbim përpara datës 31 dhjetor 2019 dhe ashensorët e rinj të instaluar dhe vendosur në shërbim prej datës 31 dhjetor 2019.

Detyrimet e personave përgjegjës janë si më poshtë: regjistrimin e ashensorit pranë Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, vlerësimin e konformitetit për sigurinë e tyre, mirëmbajtjen e ashensorit dhe modernizimin e ashensorit sipas nevojës dhe libri i sigurisë së ashensorit”, shkruan Gonxhja.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related