Skandali i mikrokredive ka ekspozuar deri më tani si aktorë tëdorës së parë të paktën dy institucione financiare jo-bankare, “MCA” dhe “Final”, si edhe njëdyzinë me përmbarues privatë.
Por, prokurorët e çështjes në Prokurorinë e Tiranës besojnë se skandali shkon shumë më thellë dhe përhapja është shumë e gjerë.
Të pyetur nga “Boldnews.al” për përfshirjen e agjencive të tjera të mikrokreditit në këtë skemë, ata tregohen tërezervuar dhe deklarojnë se “duhen pritur rezultatet e mëtejshme të hetimit”.
Megjithatë, në këtë histori shfaqet si “hije” një tjetër agjenci e mikro-kreditit, “Iute-Albania”
E regjistruar në Shqipëri në gusht të vitit 2014, prej dy estonezëve Tarmo Sild dhe Allar Ninepuu, me një histori tejet problematike deri në përzënie nga Kosova, “Iute Albania” shfaqet, megjithëse indirekt, në të paktën dy momente kyçe të“aferës së mikrokredive” në Shqipëri.
“Iute” ka qenë (1) pronare e “Final” për një periudhëtërëndësishme kohore të kësaj shoqërie, si edhe (2), dokumenta tëpublikuar në media tregojnë se ajo ka shitur “kredi të këqija” nëmënyrë të dyshimtë tek “MCA”.
Këtyre veprimeve të dyshimta u shtohen edhe denoncime, kryesisht në rrjete sociale, për aplikimin nga ana e saj të kredive me interesa shumë të larta, deri në800 përqind.
Pronare e “Final”
Shoqëria e mikrokreditit, “Final”, e vënë nën sekuestronga Prokuroria e Tiranës në korrik të vitit 2024, ështëkrijuar në vitin 2008. Gjatë viteve, pronësinë e saj e kanëpasur emra që dikur kanë qenë tejet publikë apo edhe tëtjerë biznesmenë të njohur.
Në periudhën 2016-2018, një ndër 4 aksionerët e “Final” ka qenë grupi “Balfin” i biznesmenit Samir Mane.
Në 17 Prill 2018, ortakët ia shesin të gjithë aksionet e tyre kompanisë së mikrokreditit “Iute Albania”, për njëshifër prej 192 milionë lekë të reja. Prej këtij momenti, “Final” ishte e gjitha në pronësi të “Iute Albania”.
