Krimi përgjak vendin, dy persona ekzekutohen me armë zjarri në Velipojë, polici plagos punonjësin e “ERE” në Tiranë…

Data

Qyteti i Shkodrës është tronditur mbrëmjen e djeshme. Sipas policisë ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 teksa ata u qëlluan me armë zjarri nga dy vëllezër, E.F., dhe G.F., dyshohet për motive të dobëta. Dy personat e qëlluar me armë u dërguan menjëherë në spital, por nuk mundën t’iu mbijetonin plagëve të marra dhe ndërruan jetë. Është ngritur një grupi i posaçëm dhe po vijon puna për dokumentimin ligjor të ngjarjes dhe për kapjen e autorëve. “Më datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit E.F., dhe G. F., dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit A. H., dhe E. I, të cilët u transportuaan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital. Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër. Njëkohësisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje”, njoftoi dje policia. Ndërkohë një ngjarje e rëndë ka ndodhur edhe në Tiranë. Një shtetas amerikan, ka mbytur dje me litar gruan e tij, 2 qentë si dhe më pas i ka dhënë fund jetës duke varur veten. Shtetasi amerikan rezulton se është pedagog në një shkollë private në kryeqytet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Vangjel Noti” në Laprakë.

Plagosje në kryeqytet

Nga ana tjetër, një nga zonat më të populluara të Tiranës, Komuna e Parisit u trondit dje nga të shtënat me armë të një efektivi policie që lanë të plagosur 45-vjeçarin Lorenc Kosta me origjinë nga Berati e banim në kryeqytet, punonjës në Enti Rregulator të Energjisë (ERE). Pak pas orës 14:00 Erjon Goxhara, efektiv në drejtorinë e Kufirit në Laprakë, qëlloi me pistoletën e shërbimit 45-vjeçarin, kalimtar në trotuar, pranë një marketi te rreth-rrotullimi i Komunës së Parisit. Policia tha zyrtarisht se plagosja ka ndodhur për “motive të dobëta”. “Siç jeni në dijeni rreth orës 14:00, E.G punonjës policisë në strukturat për Migracionin ën Tiranë ka plagosur një 45-vjeçar. Policia po kryen veprimet e domosdoshme hetimore. Po punojmë për ta lokalizuar. Mundësia me e madhe është të ketë qëlluar me armën e shërbimit. Motivet janë motive të dobëta”, deklaroi dje drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj. Lorenc Kosta raportohet se ka marrë 6 plumba tek të dy këmbët, nga të cilët një në fund të barkut dhe u transportua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës, ndërsa ndihmën e parë në vendngjarje ia dhanë kalimtarë të rastësishëm.

Dinamika e ngjarjes, çfarë filmuan kamerat e sigurisë

Efektivi i policisë Erjon Goxhara ka vepruar me gjakftohtësi për të plagosur Lorenc Kostën. Sipas asaj që kanë filmuar kamerat e sigurisë i plagosuri ka qenë duke ecur në këmbë në afërsi të kompleksit ‘Kika2’, ndërsa efektivi i policisë ka qenë me makinë. 46-vjeçari ka parë Lorenc Kostën, ka ndaluar dhe e ka qëlluar duke e lënë të plagosur. Pas kësaj i ka bërë foto viktimës i cili ishte i shtrirë në trotuar dhe i mbuluar me gjak. Pas ngjarjes së rëndë, Goxhara është larguar me mjetin e tij në drejtim të banesës së tij, ka marrë një çantë me vete dhe menjëherë është larguar. Më pas dyshohet se ai është larguar drejt Dajtit, ku edhe janë përqendruar kërkimet e policisë. Nga vendi i ngjarjes, kryepolici i Tiranës Tonin Vocaj tha se ka komunikuar me efektivin i cili ka qenë edhe komandat i Repartit “Shqiponja”, dhe i ka bërë thirrje të vetëdorëzohet duke njoftuar njëherazi se nuk do të jetë më pjesë e uniformave blu. “Autori e ka qëlluar në pjesën e poshtme gjë që nuk tregon se ka dashur ta vrasë. Autori ka qenë jashtë orarit të punës. Kam komunikuar me efektivin, është në gjendje të rënduar psikologjike. Po e kontaktojmë që mos të kryejë ndonjë veprim tjetër ndaj vetes. Ne jemi duke harxhuar të gjitha energjitë për ta kapur nëse dorëzohet do jetë edhe më mirë. I bëjmë thirrje dhe përmes medias të dorëzohet pasi me mjekët s’ka rrezik për jetën i autori”, theksoi drejtor i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj. Në vendngjarje mbërriti edhe drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related