7 pyetjet e Berishës’/ PD sulmon sërish Ramën, ja çështjet të cilat kërkojnë përgjigje për pronën në Gjipe

Data

Berisha: Me bukosjen e tij të plotë ndaj pyetjeve asgjësuese të pretendimeve, de fakto mashtrimet e tij, hajduti i Gjipesë, Edvin Gjipea pranoi se ka mashtruar publikisht shqiptarët kur deklaroi se ai dhe nëna e tij nuk kanë kërkuar kurrë 1 metër katror tokë, ndërkohë që nëna e tij e ndjerë është palë paditëse në gjykatë ndaj shtetit shqiptar për 224 mijë metra katrorë tokë në gjirin e Gjipesë.

Me kodin e tij të heshtjes, Edvin Gjipea ka pranuar gjithashtu se ai, domethënë nëna e tij e ndjerë dhe familja Koleka, kanë marrë pa asnjë dokument zyrtar kadastral apo dokument shpronësimi, 224 mijë metra katrorë tokë në gjirin e Gjipesë, zonën më panoramike dhe më turistike të vendit.

Edvin Gjipea, i kapur në flagrancë në vjedhjen më të madhe të tokës pa dokumente pa dokumente zyrtare, pas asaj të mikut të tij Pëllumb Gjoka në Velipojë, nuk paraqiti dot hartën për të provuar se 224 mijë metra katrorë tokë, ndodheshin ashtu siç deklaroi, ai diku lart në rripa malesh dhe shumë larg nga buzëdeti, por pranoi se ka mashtruar publikisht shqiptarët sepse tashmë është faktuar nga gazetarë investigativë se 13,300 metra katrorë e toke e të gjithë sipërfaqes së plaçkitur ndodhen ndën rrugën Vlorë- Himarë dhe zbresin gjer buzë uji në zonën më panoramike dhe më turistike të bregut shqiptar.

Po kështu ai heshti dhe nuk guxoi t’i përgjigjet pyetjeve gozhduese se, pse Artan Lame i ATP-së dhe Kadastra e Vlorës refuzuan kërkesën për njohjen dhe kthimin e kësaj toke, nënës së tij të ndjerë dhe familjes Koleka, sikundër nuk iu përgjigj dot pyetjeve se, pse Lame nuk zbardhi vendimin e refuzimit.

Natyrisht, para kësaj heshtjeje fajësuese, përgjigjja vetëkuptohet nga çdo qytetar. Por në mbrojtje të interesit publik, dhe për të nxjerrë në dritën e diellit këtë vjedhje të 224 mijë metrave katrorë tokë, theksoj dhe njëherë që është vjedhja më e madhe e tokës në 32 vite pas asaj që ka vjedhur Pëllumb Gjoka në Velipojë, sot do t’i shtroj edhe disa pyetje të tjera para publikut, hajdutit të Gjipesë, Edvin Gjipeja dhe konkretisht:

1 – A ke angazhuar o hajduti i Gjipesë, arkitektin e famshëm Winy Maas për studimin e 224 mijë metra katrorë tokë vjedhur në Gjipe?

2 – Në rast se po, në ç’vit e ke angazhuar atë a e ke dhe dërguar në Gjipe për të studiuar tokën e vjedhur dhe kur e ke dërguar atë?

3 – Në rast se e ke dërguar në Gjipe, arkitektin e famshëm Winy Maas, e dërgove atë diku lart në rripa malesh dhe shumë larg nga buzëdeti apo buzë ujit, fiks rrëzë kanionit mahnitës të Gjipesë?

4 – A ka bërë ndonjë projekt, arkitekti i famshëm Winy Maas për zhvillimin e zonës dhe për resort turistik në tokën e vjedhur të gjirit të Gjipesë apo të plaçkitur pa asnjë dokument kadastral apo shpronësimi që të vërtetojnë pronësinë e nënës tuaj të ndjerë dhe familjarëve të saj në këtë tokë?

5 – Në rast se arkitekti i famshëm ka bërë një projekt të tillë, e ka bërë atë për diku lart në rripa malesh, shumë larg buzë ujit apo kalivaç mbi monumentin natyror më të mbrojtur të të gjithë bregut të detrave të Shqipërisë që është kanioni mahnitës i Gjipesë, buzë ujit dhe në zonën më panoramike me turistike të brigjeve shqiptare?

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related