Shkarkimi i ministrit të Financave i hapi rrugë Ballukut të financojë 260 mln euro në investime rrugore, zbardhen…

Data

Edi Rama vendosi që në Kongresin e fundit të bënte ndryshimet në katër ministri. Tre nga emrat që u vendosën në postet e larta ishin drejtorë të zv.kryeministres së Edi Ramës, Belinda Ballukut. Kështu ministria e Brendshme që është përgjegjëse për Policinë e Shtetit, Ministria e Mbrojtjes që ka ushtrinë, e ministria e Financave që lëvizin paratë e fondet, do të drejtohen nga Belinda Balluku, pasi personat përgjegjës që vendosi Edi Rama janë ekspertë “kukulla”, pa një përvojë politike, apo poste politike në kupolën e mazhorancës. Këtë fakt e vërtetoi menjëherë vendimi më i fundit i qeverisë, i cili i hapi rrugë Ballukut të financojë 260 milionë euro në investime rrugore. Përmes një vendimi të beftë, qeveria miratoi katër ditë më parë një rritje të ndjeshme të kostove për akset kryesore të vendit, të cilat janë në proces ndërtimi apo do të tenderohen së shpejti. Sipas gazetarit Klodian Tomorri, vendimi i Këshillit të Ministrave i miratuar në datën 12 gusht ndryshon Listën Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare, e cila ishte miratuar vetëm 5 muaj më parë, në mars të këtij viti Kapitali publikon dokumentet ekskluzivë që tregojnë se vetëm për tre akse kryesore, kostoja është shtuar me 260 milionë euro krahasuar me vlerën e 5 muajve më parë. Bëhet fjalë për zgjerimin e rrugës Tiranë-Durrës, ndërtimin e rrugës së vjetër të Ndroqit si dhe bypassin e Elbasanit.

Rritja

Sipas dokumenteve, në listën e miratuar në mars të këtij viti, kosto totale për zgjerimin e rrugës Tiranë Durrës ishte caktuar sipas projektit në 205 milionë euro. Por me listën e ndryshuar katër ditë më parë, fatura e kësaj rruge është rritur në 298.8 milionë euro ose 45.4 për qind më shumë. Rritja është shumë më e rëndë në dy projektet e tjera. Për ndërtimin e rrugës së vjetër Tiranë-Ndroq-Plepa në listën e miratuar 5 muaj më parë kostoja totale ishte parashikuar 39.8 milionë euro. Por me listën e miratuar fatura që do të paguajnë qytetarët për ndërtimin e kësaj rruge është rritur në 87 milionë euro ose gati 2.2 herë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related