Psikologu Romeo Kara: Shkëlzen Berisha i trembur pas dëshmisë nga SHBA që provon se ishte ai që vendosi për kontratën e…

Data

Romeo Kara: Shkëlzen Berisha i trembur pas dëshmisë nga SHBA që provon se ishte ai që vendosi për kontratën e fishekëve kinezë në Gërdec, ja dëshmitari kyç që është eliminuar fizikisht pasi dispononte informacionet që fundosnin familjen “Berisha

Juristi i njohur Romeo Kara ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Në një intervistë për gazetën “SOT”, Z.Kara paralajmëron një fund të hidhur nga drejtësia e re për dyshen Meta-Berisha. Sipas tij, në një vend normal, ku respektohen të paktën dy-tre standarde morali, demokracie dhe ligjore, pas deklaratave të fundit si ajo e David Packouz lidhur me Shkëlzen Berishën për aferën e Gërdecit, në mos do të kishte reaguar urgjent drejtësia, duhet të kishte reaguar populli. Për juristin, në trafikun e armëve në Gërdec ka qenë i përfshirë dhe Sali Berisha, pasi ishte kjo aferë që e fundosi në SHBA duke plotësuar dosjen e tij të zezë “non grata”. Po ashtu, Romeo Kara kërkon që të hetohet dhe njëherë aksidenti misterioz i Kosta Trebickës, dëshmitarit kyç të Gërdecit që me informacionet që dispononte çonte në burg familjen “Berisha”.

-Si i shikoni sulmet e Metës dhe Berishës ndaj SPAK? A janë të trembur se tani po ju vjen fundi dhe do të dënohen për të gjitha aferat?

Që të dy, kanë të njëjtin qëndrim sulmues dhe denigrues karshi SPAK-ut, pikërisht sepse që të dy janë objekt i misionit për të cilin u ngrit kjo strukturë. Jetojmë në kohën e apoteozës së korrupsionit, kësaj dukurie vrastare të drejtësisë, shanseve të barabarta, mirëqenies dhe çdo standardi normal shtetëror e shoqëror, dukuri e cila ka buruar nga vetë drejtuesit e lartë qeveritare të këtyre 33 viteve pseudodemokraci, frymëzuar dhe garantuar prej tyre. Veçanërisht këta të dy, të cilët kanë qenë kryeministra dhe presidentë në kohë të ndryshme, janë shpërfytyruar mendërisht dhe moralisht pikërisht sepse kjo strukturë pati guximin të hetojë vetëm një grimcë nga mullari i madh i korrupsionit te tyre. Presionit të tyre tashmë i është bashkuar edhe ai i pozitës, e cila duke mos dashur dhe mundur njëkohësisht t’ia mbledhë rripat vetes, rreket t’i vërë shkopinj nën rrota SPAK-ut edhe KLSH. Të njëjtin qëndrim ata do të kenë edhe përballë GJKKO si dhe çdo institucioni qe do te guxoje t’i vere ata përpara drejtësisë. Ky qëndrim rrëzon poshtë çdo retorike veremi se, janë pikërisht ata që patën nderin e madh të na dhurojnë neve miratimin e reformës së drejtësisë. Jo, ata janë pikërisht pengmarrësit e drejtësisë dhe fatit tonë, objekti real i çdo drejtësie dhe përgjegjësit e rrënimit të çdo parametri shtetëror, moral dhe shpirtëror në këtë vend. As ua kemi kërkuar si lëmoshë drejtësinë atyre dhe as na gënjen mendja se, ata nuk kane lidhje me batërdinë 30 vjeçare, qe quhet korrupsioni dhe grabitjeve të çdo pasurie publike. Nuk besoj se kjo strukturë e vogël që quhet SPAK do të mund të hetojë çdo afere korruptive, duke marre parasysh kapacitetet e saj si dhe klauzolat ligjore lidhur me parashkrimet e veprave penale. Struktura që do ta bënte të mundur këtë gjë nuk quhet SPAK, por REVOLUCION. Është një strukturë që bëhet shumë efektive, kur rritet ndërgjegjësimi, vritet frika dhe rritet solidariteti rreth drejtësisë përkundër padrejtësisë. Fatkeqësisht nuk kemi krijuar akoma si popull akoma një traditë revolucionare.

-Si e komentoni deklaratën e Shkëlzen Berishës ku mohon përfshirjen dhe takimet me ortakun e Efraim Diverolit, David Packouz, për kontratën 300 milion dollarshe për shitblerje dhe trafikim të armëve në lidhje me Gërdecin? A ishte kjo njëlloj trembje e paniku ku pati një deklaratë të menjëhershme nga ana e tij për t’u shfajësuar?

Në një vend normal, ku respektohen të paktën dy-tre standarde morali, demokracie dhe ligjore, pas deklaratave si ajo e David Packouz lidhur me Shkëlzen Berishën, në mos do të kishte reaguar urgjent drejtësia, do të kishte reaguar populli. Fatkeqësisht ne akoma nuk kemi një popull qe e njeh, do, beson dhe aspiron realisht për një shtet të së drejtës. Një popull që nuk dëshiron të ndryshojë vetveten, nuk e ndryshon as Zoti, por sigurisht qe do te shpërbehet gradualisht përkrah shpërberjes morale. Thjesht ne po bëjmë sehir tragjedinë tone! Sidoqoftë me këto informacione rreth aferës se Gërdecit jam njohur që në Janar 2019 pikërisht kur më dërguan vendimin gjyqësor të Gjykatës se Floridës nr. 17-22144, te dhënë nga gjykatësja Marcia G. Cooke e gjykatës amerikane te shkalles se pare te 21 dhjetorit 2018 e cila rrezoi padinë për shpifje te ngritur nga Shkëlzen Berisha ndaj Guy Lawson. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe gjykata e shkalles se dyte atje. Pra kemi një mirëinformim te opinionit shqiptar dhe atij ndërkombëtar lidhur me aferen e korrupsionit te trafikimit te municioneve, ku sipas disa burimeve ka qene te përfshire vete Sali Berisha në cilësinë e një kryeministri tërësisht te korruptuar dhe i biri i tij Shkëlzeni. Pikërisht për te tilla merita edhe State Department i shpalli non grata familjarisht ne 19 Maj 2021. Familja Berisha dhe Shkëlzeni sigurisht i përfshirë në te, prej kohesh është familja me e madhe mafioze në Shqipëri dhe nga me te mëdhatë në botë. Ajo zotëron përveçse dhjetëra miliarda eurove edhe një pushtet politik nëpërmjet kapjes se PD duke e kthyer atë parti në një nga organizatat me te mëdha kriminale ne Shqipëri dhe rajon. Ne te njëjtin stad janë te gjitha partitë pushtetare dhe ato ish-pushtetare. Tregu politik ne Shqipëri zotërohet nga disa organizata kriminale qe kane kapur partitë politike. Sigurisht qe Shkëlzeni është trembur, por jo me pak edhe e gjithë politika ne Shqipëri. Pasi drejtësia te mbaroje pune me Shkëlzenin, radha do t’u vije te tjereve pas tij. Shkëlzeni mendoi për disa kohe se kjo çështje u mbyll, por ne kemi besuar se edhe kësaj çështjeje, qe i parapriu tragjedisë se Gërdecit, do t’i vije dita te dalë në dritë dhe te behet objekt i punës se drejtësisë. Presioni popullor ndaj organeve te drejtësisë si dhe njëkohësisht suporti ndaj tyre për të bërë drejtësi, pa iu frikësuar asnjë lloj presioni te politikes apo krimit, është gjeja me e nevojshme tani. Shqiptaret po njohin fytyrën e vërtetë të familjes Berisha: dhëndri dhe goca me kullat, i biri me Gërdecin. Ky është vetëm fillimi për ta.

-David Packouz rrëfeu nga SHBA takimet me zyrtarë të lartë shqiptarë dhe Shkëlzen Berishën ku nxori hapur lidhjet e tij me Gërdecin. Ai tha se dëshmitari Kosta Trebicka iku nga jeta në mënyrë të dyshimtë vetëm pasi nxori emrin e Shkëlzenit. Si i shihni këto deklarata?

E besoj plotësisht se Kosta Trebicka është eliminuar fizikisht pikërisht sepse ishte ne dijeni te përfshirjes se Familjes Berisha ne aferën me AEY e Diverolit. Të gjitha faktet dhe analiza e plote e ngjarjes te çojnë në këtë përfundim. Nuk kam asnjë dyshim që David Packouz thotë të vërtetën. Shpresoj që të rihapet çështja Trebicka. Ajo është një vrasje qe nuk mund te mbulohet. As korrupsioni Berisha nuk mund te mbulohet. E vërteta ka dale hapur dhe askush nuk beson me ne nje tjeter variant.

-Mendoni se do të zbardhet dosja e Gërdecit dhe 21 Janarit nga SPAK?

Patjetër qe po. Duhet devotshmëri dhe vetëm devotshmëri. Asgjë tjetër. Fakte te pakundërshtueshme tashme kane dale ne drite te cilat rrëzojnë alibitë berishiane. Askush nuk beson tashme tek çadrat pistoleta apo se Berisha nuk kishte dijeni për baxhanakun qe punonte ne Gërdec. Në çdo ditë të punës së tij si president, kryeministër apo kryetar opozite Berisha ka bere korrupsion dhe vetem korrupsion. Dhe jo vetëm ai por edhe këta qe te ndryshëm nga ai kane vetëm pamjen, retoriken dhe selinë. Tek ne, qeverisja është njehsuar dhe barazuar me korrupsionin. Vidhet çdo dite dhe në çdo hap. Pikërisht edhe për këtë yrysh qe ka marre korrupsioni këto çështje duhet te zbardhen. Duhet kthyer jo vetëm siguria juridike, por edhe besimi i njerëzve tek sistemi, ligji dhe institucionet.

– Keni një koment për kallëzimin që bëri zoti Berisha në emër të PD ndaj 3 gjyqtarëve (Sokol Binaj, Ilir Panda, Sandër Simoni) të cilët caktuan që dosja e 21 Janarit të hetohej ndaj SPAK? A tregon kjo një trembje nga ana e Berishës se do të përballet me drejtësinë e re që po përpiqet të ndalojë nisjen e hetimeve?

Kallëzim idiot në çdo aspekt. I pakonceptueshëm juridikisht dhe pa baze ligjore. Kur te vjen fundi, përveçse tragjik ai vjen edhe komik. I tille është nga ana juridike ky kallëzim. Jam i sigurte se ne te ardhmen ai do referohet si një nga gallate juridiko-politike.

-SPAK ditët e fundit lëshoi 30 urdhër-arreste në goditje ndaj grupeve kriminale ku u pa dhe implikimi i prokurorëve e ish-gjyqtarëve, si rasti i ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka. A pritet një shtator i ‘nxehtë’ për SPAK-un, ku të godas kahun politik pasi lidhja e grupeve kriminale dhe politikës janë të pandashme në Shqipëri?

Ne dijeninë time janë një numër i madh personash të piketuar nga SPAK-u për t’u arrestuar. Ka pasur disa pengesa dhe vështirësi operacionale për realizimin e tyre te shpejte. Këshilloj hapur dhe sinqerisht këtë strukture qe, të godasë fort ligjërisht çdo person apo strukture qe pengon punën e saj, sado të fuqishme qofshin këto. SPAK-u gëzon besimin e një populli dhe te partnereve ndërkombëtare, prandaj larg duart e zeza nga kjo strukture. Në një të ardhme të afërt, do te kemi përballje te tjera te kësaj strukture me krimin. Fillimisht do te duhet te pastroje vete sistemin e drejtësisë dhe atë te policisë, qe me pas te punoje me kapacitet te plote kundër korrupsionit te nivelit te lartë qeveritar. Sidoqoftë SPAK-u dhe faktori ndërkombëtar janë në dijeni te plote te asaj se çfarë po ndodh tek ne, qoftë edhe sa herë në dite politikanet e larte komunikojnë në kundërshtim me etiken me drejtuesit e lartë të policisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related