Ofensiva tokësore e Ukrainës në Rusi, Garda Kombëtare përforcon centralin bërthamor në Kursk

Data

Për shkak të përparimit të trupave të Ukrainës në rajonin kufitar rus të Kurskut Garda Kombëtare Ruse ka përforcuar mbrojtjen e centralit bërthamor të Kurskut. Përveç kësaj janë dërguar forca shtesë për të luftuar trupat e sabotimit dhe të zbulimit në rajonet Kursk dhe Belgorod, njoftoi garda.

Përforcimi i trupave po bëhet në bashkëpunim me trupat kufitare ruse dhe me ushtrinë. Centrali bërthamor i përbërë nga katër blloqe dhe një fuqi prej gati dy gigavat ndodhet pak më shumë se 60 kilometra nga kufiri me Ukrainën.

Guvernatori i Kurskut shpall gjendjen e jashtëzakonshme

 

 

 

 

Për shkak të ofensivës tokësore të Ukrainës guvernatori i rajonit Kursk, Alexei Smirnov, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Njoftohet se Ukraina ka përparuar shumë në territorin rus rreth qytetit të Kurskut. Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes ofensiva e trupave të Ukrainës kishte filluar të martën dhe ato arritën të mërkurën në veriperëndim të qytetit të Sudzha, ku gjendet qendra e fundit ende në funksion për transportin e gazit rus që eksportohet në Evropë nëpërmjet Ukrainës.

 

 

 

 

 

 

Sipas Shtabit të Përgjithshëm rus në sulmin e forcave të armatosura ukrainase në rajonin kufitar Kursk në Rusinë perëndimore janë të përfshirë “deri në një mijë” ushtarë. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm rus, Valery Gerasimov, tha në televizionin rus se “përparimi i mëtejshëm i armikut në territorin rus ishte ndalur me ndihmën e sulmeve të forcave ajrore dhe të artilerisë dhe operacioni për shkatërrimin e njësive të ushtrisë ukrainase po vazhdon”./DW

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related