Rasti “Margjeka”/ SPAK dhe Gjykata e Lartë lënë Berishën jashtë zgjedhjeve të 2025

Data

Gjykata e Lartë miratoi së fundmi një vendim të dyshimtë për dyfishimin e afateve të “arrestit në shtëpi” përtej parashikimeve të Kodit të Procedurës Penale për ish-gjyqtaren Mimoza Margjeka, por që më shumë duket si një “kostum i qepur” për të mbajtur sa më gjatë nën masë sigurimi kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, me gjasë për ta shmangur nga pjesëmarrja në fushatën elektorale parlamentare të vitit 2025.

Për të kuptuar atë që duket si një “lojë” e drejtësisë së re për të kufizuar në maksimum aktivitetin politik të Berishës dhe, rrjedhimisht, edhe copëtimin e rolit të opozitës, duhet parë se si u krijua “precedenti Margjeka”.

Në 5 shtator 2020, gjyqtarja e Durrësit, ndërkohë që ushtronte përkohësisht funksionet në Korçë, u arrestua për “korrupsion pasiv të gjyqtarëve”, një vepër që dënohet nga 3 deri në 10 vjet burgim. Ajo u vendos nën masën e sigurimit “arrest në shtëpi”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related