Dokumentat e udhëtimit të humbura apo të skaduara? Ja si të aplikoni online në e-albania e të shkurtoni kohë

Data

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme i jep mundësi shqiptarëve që kanë humbur dokumentet e tyre të udhëtimit apo iu ka përfunduar afati i vlefshmërisë, të aplikojnë online me anë të platformës e-albania Ata mund të aplikojnë online në platformën e-albania për shërbimin “Lejekalimi” në Misionin Diplomatik dhe Postin Konsullor të Republikës së Shqipërisë më të afërt.

Si veprohet?

Qytetarët duhet të hyjnë në platformën e-Albania, të zgjedhin shërbimin aplikim për leje kalimi. Pasi të klikojnë “Aplikim i ri”, duhet të plotësojnë formularin elektronik dhe të ngarkojnë dokumentin verifikues. Në e-mail do t’iu mbërrijë konfirmimi dhe kodi i veçantë i aplikimit. Pas pranimit të aplikimit duhet kryer pagesa dhe duhet dërguar mandati origjinal me postë. Qytetari do të njoftohet elektronikisht për përfundimin e aplikimit. Ky shërbim mund të merret brenda ditës në rastet e paraqitjes fizike në Ambasadë apo Konsullatë ose mund të kërkohet shërbimi postar me pagesë.

Për shtetasit shqiptarë minorenë që nuk janë pajisur më parë me dokument udhëtimi ose i ka skaduar afati i pasaportës aktuale, njëri prej prindërve ose kujdestari ligjor, duhet të paraqitet fizikisht pranë Misionit Diplomatik më të afërt.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related