Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu drejtua kombit të tij të mërkurën pas vdekjes së liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh dhe komandantit të lartë të Hezbollahut, Fu’ad Shukr.
Izraeli u ka dhënë “goditje dërrmuese” armiqve të tij në ditët e fundit, tha ai në një deklaratë televizive.
“Tre javë më parë, ne sulmuam shefin ushtarak të Hamasit, Mohammad Deif. Dy javë më parë ne sulmuam Houthi-t, në një nga sulmet më të largëta që ka kryer Forcat Ajrore. Dje sulmuam shefin ushtarak të Hezbollahut, Fu’ad Shukr”, tha kryeministri
Netanyahu tha se Izraeli po përballet me “ditë sfiduese”.
“Këto janë ditë sfiduese. Ka kërcënime nga Bejruti. Jemi gati për çdo skenar. Ne jemi të përgatitur”, tha ai.
