Aksidentuan për vdekje këmbësorin, arrestohet shtetasi italian, shpallet në kërkim një 43-vjeçar

Data

Një italian është arrestuar dhe një 43-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Kavajës. Sipas informacioneve, këta 2 persona kanë aksidentuar në Golem një këmbësor i cili për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Pas aksidentit thotë policia të dy këta shtetas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Italiani u arrestua  pasi  nuk ka deklaruar se cili prej tyre ka qenë në drejtimin e  automjetit.

Po në vijim të veprimeve është shpallur në kërkim shtetasi V. N., 43 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij ky shtetas nuk është gjetur në banesë.

Njoftimi i policisë;

Kavajë/ Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan shtetasin italian F. A., 54 vjeç si dhe shpallën në kërkim shtetasin V. N., 43 vjeç, banues në Kavajë.

Arrestimi i 54 vjeçarit dhe shpallja në kërkim e 43 vjeçarit u bë për arsye se  rreth orës 00:30 të mëngjesit të sotëm, në segmentin rrugor Kavajë-Golem, këta dy shtetas  po udhëtonin me automjetin tip Golf në pronësi të shtetasit V.N, dhe kanë aksidentuar këmbësorin shtetasin P. F., 54 vjeç, banues në Kavajë, i cili ka humbur jetën.

Pas aksidentit të dy këta shtetas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë,  është bërë  arrestimi i shtetasit italian F. A., 54 vjeç,  pasi  nuk ka deklaruar se cili prej tyre ka qenë në drejtimin e  automjetit.

Po në vijim të veprimeve është shpallur në kërkim shtetasi V. N., 43 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij ky shtetas nuk është gjetur në banesë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vazhdon puna hetimore për zbardhjen e këtij rasti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related