Diplomati spanjoll Javier Colomina do të jetë Përfaqësuesi i parë Special i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Fqinjësinë Jugore, vendim ky që ka zemëruar qeverinë italiane të Giorgia Melonit, e cila kishte shfaqur interes të madh për të marrë këtë pozicion të krijuar së fundmi gjatë Samiti i Aleancës në Uashington.
Sipas gazetës ‘La Vanguardia’, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka zgjedhur një njeri të cilit i beson plotësisht për të zënë këtë post. Javier Corominas është Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm aktual i Aleancës për Çështjet Politike dhe Politikat e Sigurisë dhe Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm për Kaukazin e Jugut dhe Azinë Qendrore.
Vendimi i Stoltenberg
Krijimi i pozitës së Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Fqinjësinë Jugore është pjesë e Planit të Veprimit për krahun jugor të rënë dakord gjatë Samitit të fundit të Aleancës Atlantike, të mbajtur në Uashington më 10 dhe 11 korrik. Në konferencën për shtyp pas Samitit, Presidenti i Qeverisë, Pedro Sánchez, përshëndeti miratimin, “falë udhëheqjes së Spanjës”, të Planit të Veprimit për Fqinjësinë Jugore, “i cili i jep vazhdimësi Konceptit Strategjik të Madridit dhe që “Është një nga objektivat e mëdha që ne i kishim vendosur vetes si Spanjë dhe si NATO në këtë Samit.
“Në këtë kontekst, do të emërohet edhe një Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm për jugun, i cili do të lejojë përparim në këtë drejtim”, vazhdoi Sánchez, i cili nuk donte të specifikonte nëse Spanja po shqyrtonte mundësinë për të ofruar një kandidat për këtë pozicion, siç kishte njoftuar tashmë Italia. “E rëndësishme është që është miratuar,” u përgjigj ai.
Hatërmbetjet me Italinë
E vërteta është se emërimi i Colominës ka zemëruar qeverinë Meloni. Gjatë Samitit të NATO-s, Italia propozoi deri në tre emra për postin dhe vetë kryeministrja theksoi për pjesën tjetër të liderëve të Aleancës rolin e Italisë në promovimin e “vëmendjes ndaj krahut jugor të Aleancës”, në strategjinë për Afrikën e Veriut dhe kontrollin e emigracionit. Për këtë, lajmi uprit me indinjatë në Palazzo Chigi, i cili dërgoi menjëherë delegatët e tij në selinë e NATO-s në Bruksel për të protestuar zyrtarisht.
Sipas gazetës italiane ‘Il Foglio’, përfaqësuesi i përhershëm i Italisë në NATO, Marco Peronaci, i dërgoi një letër Stoltenberg më 17 korrik në të cilën shpjegonte se “autoritetet italiane e kanë marrë vesh këtë vendim me shumë habi” dhe zhgënjim” dhe paralajmëroi se, “për të qenë efektive, politika e NATO-s në jug ka nevojë për një fokus të rinovuar, jo një riemërtim.” Po kështu, “Italia thekson se ky vendim është marrë në fund të mandatit të tij Stoltenberg dhe pa konsultim adekuat me aleatët”.
Synimet për kreun e NATO-s
Ministri italian i Mbrojtjes akuzoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për tradhti të Romës, sepse ai nuk emëroi një italian si të dërguarin e ri të organizatës për koordinimin e operacioneve në kufijtë jugorë të aleancës. Ministri italian i Mbrojtjes Guido Crosetto i tha gazetës La Stampa në fund të javës së kaluar se Stoltenberg emëroi spanjollin, duke shtuar se ai e konsideron vendimin “pothuajse një fyerje personale”. Kur u pyet për kritikat e Crosett, zyra e shtypit e NATO-s u përgjigj se “NATO do të shpallë një vendim mbi çdo emërim në kohën e duhur” dhe nuk pranoi të komentojë më tej mbi deklaratat e ministrit.
Crosetto tha se ai i shkroi një “mesazh shumë të zemëruar” Stoltenberg. “Ai më zemëroi dhe do të ketë pasoja në nivel personal,” tha Crosetto, që përfaqëson një veprim shumë të pazakontë nga një anëtar i NATO-s kundër liderit të saj. “Ai e tradhtoi parimin. Ishte Italia ajo që luftoi për të krijuar rolin e të dërguarit të krahut jugor”, tha Crosetto. Muajin e kaluar, NATO zgjodhi ish-kryeministrin holandez Mark Rutte për të marrë detyrën nga Stoltenberg i Norvegjisë, i cili po largohet si kreu i organizatës pas 10 vjetësh, nga 1 tetori. I pyetur nga gazetarët nëse ai priste që posti t’i jepej Italisë pas largimit të Stoltenberg, Crosetto tha se shpresonte se do t’i lihej “personit më të mirë”.
