Bashkimi demokratik i minoritetit etnik grek OMONIA, ka ardhur me një denoncim të fortë lidhur me atë çfarë është duke ndodhur në Himarë vetëm pak ditë larg zgjedhjeve të 4 gushtit.
Përmes një postimi zyrtar, OMONIA akuzon kandidatin e socialistëve për postin e kryetarit të Bashkisë, Vangjel Tavon, se po “shpërngul” të afërmit në Himarë me qëllim për të marrë sa më tepër vota.
Duke ritheksuar se Tavo u bë pjesë e kësaj gare i sforcuar, pa mbështetjen e himariotëve dhe pa dhënë asnjë kontribut për Himarën, Bashkimi demokratik i minoritetit etnik grek vë në dukje faktin se familjarët e kandidatit të socialistëve dhe të njohurit e tij po zhvendosen si votues në fshatin borsh.
Në këtë deklaratë OMONIA përmend gjithashtu edhe emrin e ish-kryetarit të Dropullit, Ahilea Decka, i cili familjarisht figuron i transferuar me vendbanim në Bashkinë Himarë.
“Bashkelidhur do te shihni sesi V.Tavo ka rregjistruar ne Borsh te Himares familjen e vellait te vet Grigor Tavo , Harrallmb Tavo dhe Pavllo Tavo Si ka regjistruar familjarisht familjen e ish Kryetarit te Bashkise Dropull Ahilea Kristofor Decka , Eli Vasil Decka , Eli Taqi Decka ,Kristina Ahilea Decka .
Si ka regjistruar po nga Jorgocti ne Borsh Redjan Gjini , Nisli Gjini , Mustafa Gjini , Fatbardha Gjini , Eftalia Gjini dhe Bleona Gjini . Keta votues dhe shume te tjere qe do behen publike ne vijim nuk i lidh asgje me Borshin dhe Himaren . As jetojne aty dhe as kane shtepi aty . Ata kane ardhur te manipulojne dhe ndryshojne rezultatin zgjedhor . Keta te gjithe jane bashkepunetore ne krime zgjedhore.”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e tyre.

E PLOTË:
KANDIDATI I IMPORTUAR ME LISTE TE IMPORTUAR
Miq , votues , Himariote , Shqiptare ku do qe jeni , te angazhuar apo te pa angazhuar ne fushate , tifoze , asnjeanes , indiferente , partiake , ju qe e doni demokracine por edhe ju qe nuk e doni , ndalni nje cast te refelektoni ….
V.Tavo kandidati i Pushtetit per Kryetar Bashkie ne Himare , i importuar nga Dropulli per te qeverisur Himaren se “mbaruan” djemte e Bregut dhe Himares erdhi ne kete fushate absolutisht i sforcuar, pa mbeshtetjen e Himarioteve , pa asnje kontribut real per Himaren pa asnje kontribut per njerezit e saj , i mbeshtetur nga konjuktura te dyshimta dhe grupe interesaxhinjsh qe Himares i synojne plazhet tokat dhe rrogat ne Bashki . V.Tavo erdhi se eshte ushtari i Kryeministrit Rama qe do te mposhte shpirtin e Himares …
Sado qe i vodhen nje pale zgjedhje , nuk ngopen ne zullume e paudhesi .. duan te vjedhin perseri…
Sado qe ka cdo pushtet te mundshem dhe ushtron cdo ndikim , te ligjshem dhe te paligjshem ndaj votuesve per tu marre votem ne premtime boshe dhe mashtrime , ky i pa turp qe Himaren do ta beje ciflikun e tij e te shokeve te tij te importuar nga Saranda , Gjirokastra , Dropulli , Tepelena dhe Vlora ka manipuluar edhe listat e votimeve me familjare e te aferm .
Sic e do tradita e hajduteve , nuk rrine dot pa futur duart ne lista e pa trukuar rezultatet. Nuk permbahen dot …
Bashkelidhur do te shihni sesi V.Tavo ka rregjistruar ne Borsh te Himares familjen e vellait te vet Grigor Tavo , Harrallmb Tavo dhe Pavllo Tavo
Si ka regjistruar familjarisht familjen e ish Kryetarit te Bashkise Dropull Ahilea Kristofor Decka , Eli Vasil Decka , Eli Taqi Decka ,Kristina Ahilea Decka .
Si ka regjistruar po nga Jorgocti ne Borsh Redjan Gjini , Nisli Gjini , Mustafa Gjini , Fatbardha Gjini , Eftalia Gjini dhe Bleona Gjini .
Keta votues dhe shume te tjere qe do behen publike ne vijim nuk i lidh asgje me Borshin dhe Himaren . As jetojne aty dhe as kane shtepi aty . Ata kane ardhur te manipulojne dhe ndryshojne rezultatin zgjedhor .
Keta te gjithe jane bashkepunetore ne krime zgjedhore .
OMONIA Himare i ben thirrje Goles te rrije ne Lekures qe e ka me letra fallco e te mos duket ne keto ane , Ahilese te rrije ne Dropull se aty e ka vendin dhe te perdorurve te tjere ti therrasin mendjes se skane per ti shpetuar drejtesise !
