Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, deputeti Metaj: Nuk do ndodhi si herën e kaluar, opozita ta harrojë atë rezultat me…

Data

Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Metaj ironizoi kandidatin e opozitës për zgjedhjet e pjesshme lokale në Himarë. Gjatë një prononcimi për mediat, Meta theksoi dje se mazhoranca është e angazhuar për një proces zgjedhor korrekt e demokratik. “Jemi të angazhuar që në Himarë të ketë imazhin e një bashkie larg luftërave politike. Zgjedhja aty më duket e qartë. Bëhet fjalë për një njeri si Vangjel Tavo, me eksperiencë në politikë. E njeh mjaft mirë komunitetin e Himarës. Është një njeri që e njeh dhe e di ku i pulson damari i Himarës. Nga ana tjetër kemi një njeri, që ndërkohë që Tavo përballon të nxehtin e Himarës, po shijon lagjet e Nju Jorkut. Nëse e di çfarë duan himariotët në të vërtetë nuk do pranonte të kandidonte në një situatë të tillë”, deklaroi ai.

Më tej, deputeti socialist krahason dy kandidatët duke shigjetuar me ironi Petro Gjikurian e opozitës, që sipas tij nuk e njeh fare Himarën dhe himariotët. “Shpresoj dhe uroj për një fushatë të qetë. Njerëzit të votojnë të lirë. Me votën që plotëson të qenit qytetar të denjë dhe të pandikuar nga faktorë të jashtëm. Sa i përket mazhorancës kam bindjen se këto standarde do plotësohen me zgjedhje të lira dhe të ndershme sikur ka qenë gjithnjë. Faktorë të tjerë që nuk kanë lidhje me himariotët dhe me zhvillimin e turizmit, pastaj nëse këto persona do ritentojnë të prishin një proces demokratik, organet ligjzbatuese do bëjnë detyrën”, u shpreh ai. Ndërkohë deputeti socialist, Ilir Metaj thotë se mazhoranca nuk ka kohë të humbasë me kapriçot e opozitës. “PS ka përgjegjësinë për misionin e saj për të integrimin e vendit në BE.

Po kryen sërë reformash edhe për të rritur standardin e jetesës, standard ekonomike, sociale. PS sigurisht nuk ka kohë për të humbur për plotësuar kapriçot e opozitës. Nuk është për të humbur kohë për lojërat e pakuptimta ta opozitës. Më duket absurde e zymtë dhe dëshpëruese si protesta e opozitës. Një protestë e tillë në fundin e korrikut ku Tirana është në sezon fatlum nga shumë turistë në një kohë kur duhet të bëhemi bashkë si politika, shoqëria, biznes dhe media për një imazh sa më të mirë që turistët të rikthehen sërish. Opozita turistëve iu ofron një protestë të dëshpëruar, me molotov, me imazhet e një opozitë të ç’akërduar. Është si një shkop nën rrota apo ferrë në këmbë”, nënvizoi Meta.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related