Duhet ta mbyllim përpara sezonit’/ Mashtrimi me landfillin – Vlora gëlon nga mbeturinat

Data

Verën e kaluar, teksa shtëllungat me tym të zi mbulonin Vlorën nga djegia masive e plehrave, kryebashkiaku Ermal Dredha premoi zgjidhje të shpejtë për mbetjet. Kryebashkiaku tha se landfilli i Sherishtës do të vihej në punë në pranverë të këtij viti, por verfikimet tregojnë se premtimi nuk u mbajt. Landfilli në Shërshitë vijon të jetë jashtë funksioni.

Pika nevralgjike e një qyteti bregdetar si Vlora, mbetet menaxhimi i mbetjeve urbane. Situata arriti kulmin një vit më parë, ku i gjithë sezoni turistik (korrik-shtator) u shoqërua nga zjarre të njëpasnjëshme në pikën e grumbullimit të mbeturinave në lagjen “Kushtrimi” Vlorë

Për sezonin turistik të këtij viti gjendja pritej të ishte rregulluar duke vënë në punë landfillin e ri të ndërtuar në Sherishtë. Kjo ishte zgjidhja që ofroi edhe kryetari i bashkisë Vlorë Ermal Dredha në 24 Korrik të vitit 2023.

“Zgjidhja afatgjatë është të vendoset funksion të plotë landfilli që është ndërtuar në Sherishtë.”, deklaroi një vit më parë kryebashkiaku Dredha.

Disa muaj më vonë, gjatë një vizite në Vlorë edhe kryeministri Edi Rama iu rikthye vënies në punë të landfillit. Rama kërkoi që landfilli të ishte gati pranverën e këtij viti.

“Duhet ta mbyllim përpara sezonit”, tha kryeministri Rama.

Në përgjigje të këtij urdhëri, kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha premtoi se landfilli do të fillonte punën më shpejt.

“Ne themi ta fillojmë tani.”, premtoi Dredha.

Verifikim

Në shkurt të 2024-ës, edhe Drejtoresha e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike Vlorë, Erinolda Lushaj tha për mediat se landfilli do të vendosej në punë këtë prill.

Por deri më tani (korrik 2024) ende nuk ka asnjë gjurmë të funksionimit të Landfillit të Vlorës. Asnjë prej zotimeve të zyrtarë publik nuk është përmbushur.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related