Bardhi “kapet” sërish me Begajn dhe fyen presidentin: Nuk është vetëm shërbëtor por…

Data

Presidenca ka reaguar duke shpjeguar përse nuk u prit afati prej 30 ditësh që Fredi Beleri ka për të ankimuar vendimin e KQZ-së, për heqjen e mandatit, përpara se të dekretonte datën për zgjedhjet e reja në Himarë.

Shpjegimi i Presidencës artikulon se, siç e përcakton sistemi ligjor shqiptar, në rast vakancash, Presidenti i Republikës vihet në lëvizje pas njoftimit dhe ka 48 orë kohë të veprojë.

Presidenca gjithashtu shton se dekretimi i datës së zgjedhjeve të reja, nuk e pengon Belerin të ankimojë vendimin duke kërkuar të drejtën e tij në institucionet përkatëse.

Por pas këtij reagimi qe erdhi pas një reagimi të opozitës, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi ka reaguar sërish duke publikuar ligjin dhe duke etiketuar, presidentin Begaj jo vetëm si shërbëtor të Ramës, por edhe si injorant.

“Nuk është vetëm shërbëtor i rëndomtë, por edhe injorant. Pra sipas ushtarit të Edi Ramës, mqs Bashkia Kavajë drejtohet nga opozita, këtij i mjafton një letër nga Don Agacio i inceneratorëve dhe ky shpallë zgjedhje në Kavajë, pa verifikuar nëse ka realisht vakancë apo jo?! Ligji” shkruan Bardhi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related