Daut Gumeni: Sali Berisha është bolshevik, ja pse po përdor kundër SHBA, Britanisë dhe SPAK gjuhën e një komunisti fanatik

Data

Ish-anëtari i Autoritetit të Informimit për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, njëherësh përfaqësuesi i klasës së të Përndjekurve Politikë dhe poeti i njohur, Daut Gumeni ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka shpërthyer në sulme e akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjatë një interviste për “Dritare TV”, zoti Gumeni shpreh bindjen se Sali Berisha është bolshevik. Ndërkohë ai tregon pse ish-kryeministri Berisha po përdor kundër SHBA, Britanisë dhe SPAK gjuhën e një komunisti fanatik. Nga ana tjetër poeti Gumeni thotë se postet politike në Shqipëri nuk mund të trashëgohen. Sipas tij, nëse Sali Berisha do të vendosë të bijën Argita Berishën në krye të PD, do të ishte fatale për opozitën.

-Zoti Gumeni, pas shumë e shumë vite burg, pas një kalvari të gjatë, përsëri e majta e merr vulën?

Kush e mori vulën, nga e mori se këto e bëjnë sikur e mori ndonjë tjetër. Ajo e ka patur vulën, që në 43-shin ne presim kur të thonë që u lodhëm. Ata e kishin, ata e kanë vulën.

-Edhe Sali Berisha i tillë është?

Jo i tillë por ai është maja e shpatës e së majtës. Fatkeqësia e tij që ne jemi të detyruar ta quajmë sistem të demokracisë te ne është se nuk ka alternativë tjetër. Edhe kur e bënë ata që janë trashëgimtarët, lanë dy të majta. E majta më reckamane është ajo që zuri vendin e varrezave të të djathtës.

-Kemi patur ndonjëherë të djathtë ne, kam idenë se dikur i djathë ishte Ahmet Zogu? Kemi patur ndonjëherë të djathtë reale?

Të djathtë të organizuar më së miri, me model europian nuk kemi patur asnjëherë ne. Ato që ishin dikur partia e vendit me përjashtime të rralla si beu i kuq i Këlcyrës, që e patën aq shumë inat sa Beu i kuq ishte i majtë. Të tjerët ishin copë e cikë e thonin ne na takon se kemi lënë pasuritë, jemi dhe të pasur dhe të mençur dhe thonë kemi qenë në Europë, por këto nuk e dinë se nga bie Europa. Mungesa e organizimit e paguan me kokë shumica e tyre ose me 50 vite përndjekje.

-Nuk është e mundur që Sali Berisha ta ketë tradhtuar klasën e tij politike e të jetë bërë i djathtë apo reformat e tregojnë ndryshe që atë politikë që ndoqi për mbi 30 vite?

Po të kishin kaluar vetëm pak muaj apo maksimumi 2-3 vite, mund të qëndrojë si hipotezë por pas 34 viteve që ka gjëmuar si bolshevik i fandaksur, nuk të mbetet më dyshim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related