“Ju marrin para”/ Rama paralajmëron qytetarët: Kujdes nëse merrni mesazhe nga…

Data

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ditën e sotme qytetarët për një skemë mashtrimi që po qarkullon në vendin tonë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se ekziston një lojë mashtruese me kompjutera që imitojnë numrin e telefonit për të dërguar mesazhe të rreme, dhe deri më tani viktima kanë rënë disa persona.

Sipas Ramës, Policia e Shtetit ka ndaluar dhe çuar para drejtësisë disa prej këtyre mashtruesve, të cilët kanë arritur të marrin para prej të dëmtuarve.

Kryeministri thekson se ndërkohë që policia vazhdon punën e saj për identifikimin e të tjerëve, u sugjeroj të gjithë atyre që marrin mesazhe në emrin e personave publikë, të verifikojnë paraprakisht vërtetësinë e dërguesit, që të shmangin kurthin e kësaj loje kriminale

“Një lojë mashtruese me kompjutera që imitojnë numrin e telefonit për të dërguar mesazhe të rreme, ka dëmtuar disa persona deri më sot. Policia e Shtetit ka ndaluar dhe çuar para drejtësisë disa prej këtyre mashtruesve, të cilët kanë arritur të marrin para prej të dëmtuarve. Por ndërkohë që policia vazhdon punën e saj për identifikimin e të tjerëve, u sugjeroj të gjithë atyre që marrin mesazhe në emrin e personave publikë, të verifikojnë paraprakisht vërtetësinë e dërguesit, që të shmangin kurthin e kësaj loje kriminale.”-thuhet në reagimin e Ramës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related