Vendimi i Apelit për vulën, Alibeaj zyrtarizon largimin nga grupi parlamentar: Nuk rikthehem tek Berisha, nuk lëpij aty ku kam pështyrë

Data

Deputeti Enkelejd Alibeaj deklaron se nuk do i bashkohet Sali Berishës dhe grupit të tij pasi vula e Apelit i dha vulën e Partisë Demokratike. Ai thekson në një postim në “Facebook” arsyet se përse është kundër Sali Berishës. “Unë jam demokrat sepse besoj te vlerat për të cilat dikur lindi si PD. Ama nëse për të qenë “demokrat” kushti është të jesh “berishist” dhe me Sali Berishën, nuk jam i tillë. E duke pretenduar të mos jem pjesë e modelit të vjetër në politikë, duke u përpjekur të jem koherent me qëndrimet e deritanishme deklaroj se nuk i bashkohem grupit parlamentar të PD të drejtuar nga Sali Berisha. Kjo është zgjedhja ime në shenjë respekti ndaj vendimit të gjykatës, qëndrimit tim të deritanishëm, atyre që e mendojnë ndryshe nga unë, dhe ndjesisë së trishtë se një PD e tillë, kështu as nuk i shërben shqiptarëve që duan ndryshimin e as ata të japin dot besimin”, shkroi ai. Ndërkohë po dje deputeti Enkelejd Alibeaj ka folur në një media pas largimit të tij nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Teksa ka zbuluar arsyet që e shtynë drejt këtij vendimi, Alibeaj tha se ka mbajtur qëndrimin e tij në vazhdimësi ndaj çështjes së Sali Berishës, ndërsa theksoi se partia e ish-kryeministrit është një forcë politike e një individi. Ai shtoi se Partia Demokratike është parti me një kulturë të vjetër dhe me simptoma komuniste që nuk përbën një ofertë. Madje Deputeti Alibeaj u shpreh se “nuk lëpij atë që kam pështyrë” teksa theksoi se nga viti 1992, PD nuk ka mundur të fitojë në episodet elektorale pasi teksa koha kalonte, dështimet shtoheshin. “PD e Sali Berishës, është një parti e një individi. Hidhur apo ëmbël, ajo është parti e një individi. Është një parti që nuk njeh demokracinë e brendshme, as rregullat…kjo historia e zgjatur e gjyqit ishte në thelb mosrespektim i rregullave partiakë. Është parti me një kulturë të vjetër me simptoma komuniste. Nuk është një ofertë. Unë kam përgjegjësi, e pranoj dhe marr aksionin tim. Nuk i shmangem përgjegjësisë dhe nuk bëj sikur harroj. Nuk lëpij atë që kam pështyrë. A ka nevojë PD që të pësonte ato ndryshime që kam thënë, të jetë e aftë të jetë joshëse, të paraqesë një fytyrë tjetër. Nga ’92-shi PD nuk ka mundur të jetë fituese në episodet elektorale. Nga koha kaloi nga një dështim në tjetrin. Për çdo mendje të arsyeshme kjo duhet të ndizte një llambë të kuqe që diçka nuk po funksiononte. Fakti që PD për 12 vjet ende të mos shihet si një alternativë dhe shpresë, ka një problem të madh. Ku ishte përgjegjësia ime për sa kohë isha brenda. Ishte një përpjekje e imja dhe ndodhi të isha në krye të saj për një segment kohor. Ishte përpjekja ime të modernizohej partia, të linte pas të shkuarën dhe të perceptonte cilat janë nevojat e shqiptarëve sot”, nënvizoi dje Alibeaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related