SPAK po i zvarrit qëllimisht hetimet që çojnë në burg Berishën, Metën dhe Kryemadhin, Bardhyl Reso tregon çfarë po ndodh në prapaskenë, ja skenari që kanë përgatitur amerikanët për Edi Ramën dhe “bomba” që do të plasë shumë shpejt në PD

Data

Bardhyl Reso, një nga ndër 13 anëtarët e parë të Komisioni Nismëtar të Partisë Demokratike dhe deputet i Kuvendit të parë demokratik pluralist postkomunist ka folur rreth situatës politike në vend, ndërsa ka lëshuar akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha, Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi. Në një intervistë për “Dritare TV”, zoti Reso shprehet se Prokuroria e Posaçme (SPAK) po i zvarrit qëllimisht hetimet që çojnë në burg Berishën, Metën dhe Kryemadhin, ndërsa tregon çfarë po ndodh në prapaskenë. Po ashtu, ai zbulon edhe skenarin që kanë përgatitur amerikanët për Edi Ramën dhe flet për “bombën” që do të plasë shumë shpejt në PD.

-Zoti Reso, Ilir Meta shkon në dyert e SPAK-ut që i flet drejtësisë me gjuhë kërcënuese e intimiduese?

Jo vetëm me një gjuhë kërcënuese por fyese, një gjuhë ku vetëm rrugaçët e rrugëve mund të sillen në atë mënyrë. Një ish-president, një ish-kryeministër, një drejtues që pretendon se ka një parti që mund të arrijë të bëj një rotacion politik në Shqipëri. Ai ka një ç’thurrje psiqike dhe për këtë nuk kam asnjë dyshim, por si argument bazë ngre ca gjëra me të vërtetë qesharake. Akuzon SPAK-un që ky i fundit duhet të merret me çështjen McGonigal dhe SPAK nuk guxon të përmend emrin e kryeministrit Edi Rama. Çështja McGonigal është një çështje e mbyllur. Meta të shoh çështjet e tija e të shkojë në SPAK të përgjigjet drejtë e pa gënjeshtra. Dosjet i ka të gjitha të hapura, por nuk ka vetëm një dosje, por disa probleme. Unë mendoj se ajo mënyrë sjellje që bën ai, vetëm ulë dinjitetin e shtetit tonë duke menduar se kë kemi patur ne President dhe Kryeministër të Shqipërisë për disa vite.

-Hetimi i pasurisë, mund ta kap Ilir Metën, mund t’iu rëndohen pozitat e një ndjesi se mbase po vjen fundi i tij politik?

Unë nuk e di sa hetime duhet të bëj SPAK-u, ndaj këtij të fundit kam një vërejtje se o ka shumë punë që po justifikon, por mua më duket se po punon shumë ngadalë. Se për çfarë arsye, këtë nuk di ta them por i krijon disa mundësi politikanëve që të kenë mundësi të kalojnë jashtë Shqipërisë pasuritë e tyre me vlera monetare apo vlera të tjera si floririn. Ilir Meta ku nuk është aksioner direkt apo indirekt me miqtë apo skraparlinjtë e tij. Unë mendoj se SPAK nuk i zgjidh punët duke marrë në pyetje herë pas herë Ilirin dhe Monikën ose nuk do t’i zgjidhi dhe i zvarrit. Punën e SPAK ndaj hetimeve e konsideroj si një zvarritje e qëllimtë në momentin kur provat i kanë të gatshme dhe Metën e Berishën nuk e dërgojnë në Gjykatë.

-E prisje që vula t’i kalonte Saliut?

Në asnjë mënyrë, madje më erdhi çudi që ambasada Amerikane u suprizua sesi ia kaluan vulën Saliut. Ambasada Amerikane me informacionet dhe njerëzit që ka, kontrollon çdo lëvizje në Shqipëri, e ka ditur që 20 ditë para se kush do ta merrte vulën. Vula është dhënë qëllimisht. Amerikanët kanë një interes që ta marrë vulën Saliu. Sepse duke e marrë Saliu, praktikisht është një parti e mbaruar, pasi e drejton një parti ‘non-grata’. Ky mund të jetë një interes nga pikëpamja e amerikanëve apo anglezëve që e kanë shpallur zyrtarisht ‘non-grata’ Sali Berishën. Ndërsa interesin tjetër e ka Edi Rama. Më mirë seç ia japin vulën një partie e cila ka krijuar gjatë kësaj kohe një kaos në opozitën shqiptare, kjo është në favorin e Edi Ramës, ku në këtë gjendje që është sot opozita shqiptare, zgjedhjet e vitit të ardhshme i ka të sigurta. Duket se dhe amerikanëve iu pëlqen që Edi Rama ta mbajë dhe një mandat tjetër. Me gjithë këto skandale që PS ka kaluar këto dy vitet e fundit, nuk duhet të qëndrojë në drejtimin e shtetit.

-Tashmë që Sali Berisha ka marrë vulën zyrtare dhe Partinë Demokratike, mendoni se do të ketë një luftë brenda kësaj partie ku duket se Berisha ka zgjedhur pasuesen e vetë, Argita Malltezin por nga ana tjetër brenda kësaj partie ka dhe njerëz të tjerë që aspirojnë si Gazmend Bardhi, Belind Këlliçi, etj…

Saliu duket në idenë që partinë duhet ta drejtojë o ai o një nga familjarët e tij, e si e tillë për mendimin tim bën një nga gabimet më të mëdha duke vënë vajzën e tij pasuese, pavarësisht dëshirës që ka për të qenë kryetare partie. Do të ketë më shumë imunitet për pasojat që mund të ketë dhe ajo. Do të ketë një luftë të brendshme me patjetër nëse Argita merr drejtimin e partisë dhe pse bie në kontradiktë.

-Tashmë Sekretar i Përgjithshëm i PD është Flamur Noka, sa të vështirë do e ketë Gazmend Bardhi të çajë strukturat se ajo lëvizje ishte dhe është vetëm për Sali Berishën. Gazmendi ka pranuar të jetë nën kryetar i asaj partie, sa të vështirë do ta ketë?

Gazmendi është nën kryetar i Grupit Parlamentar, është personi në një nivel që as nuk krahasohet me kuksianin. Noka është vetëm një shërbëtor i Berishës. Mua më vjen vetëm një gjë që nuk mund ta gjykoj se pse amerikanët mbajtën këtë qëndrim me Bashën, ku detyruan këtë të fundit kur Basha nuk ishte dakord, e madje kërkoi që heqjen e Saliut ta bënte nëpërmjet grupit, por më në fund mori kurajën e si duket me garancinë që mund t’i kenë dhënë përfaqësuesit amerikan që ai e përjashtoi Saliun nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. PD ka pësuar dy goditje, edhe grupi i Rithemelimit që ka marrë vulën nuk qenë ‘non-grata’, që nuk ka asnjë shpresë për rotacion politik vitin e ardhshëm por që dhe grupimi tjetër, që unë mendoja se do të kishte mundësinë të fuqizohej dhe mund të krijonte një mundësi për një rotacion politik, që do të ishte një grupim politik me mendësi të reja, me të tjera ide, e siç thotë dhe vetë Lul Basha, që të mos mendojmë për vete por për të tjerët. Me këtë zhvillim politik të fundit, ku vula kaloi, për mua opozita shqiptare është paralizuar.

-Nga vendimi i Gjykatës së Apelit për kalimin e vulës te Berisha, duket se Ilir Meta nuk i shërben më Sali Berishës duke qenë se me 14 Maj përdori logon e Partisë së Lirisë, por tashmë si e shikoni?

Unë mendoj që Ilir Meta dhe forca e tij politike, është një forcë politike e mbaruar. Unë as që mendoj se Ilir Meta do t’i afrohet Lulzim Bashës. Mendoj se do ishte gabimi më i madh që mund të bënte Lulzim Basha, të afrojë forcat.

-Lulzim Basha ka thënë se unë bëhem me këdo që nuk krijon koalicion me Ilir Metën, e ka përjashtuar plotësisht presidentin e Partisë së Lirisë. Keni një koment?

Ilir Metën është e kot ta diskutojmë pasi dhe si forcë politike aktuale sot është e mbaruar. Ai është me halle të mëdha, e nga momenti në moment ai do të jetë i arrestuar. Por në Shqipëri mund të ndodhin çudira e mrekullia pasi Shqipëria vendi i çudira e mrekullirave është e çdo gjë mund të ndodhë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related