Humbi gjyqin kundër shpalljes ‘non grata’ në Britani, reagon menjëherë ish-kryeministri Berisha

Data

Sali Berisha reagon pas vendimit të Apelit në Britani, që la në fuqi shpalljen “Non Grata”.

“Ne gusht të vitit 2022, une fillova procedurën e kundërshtimit të vendimit te State Secretary of Home Department (Home Office) të BM për përjashtimin tim nga ky vend, që m’u komunikua në datë 21 Korrik 2022, fillimisht nga Edi Rama në parlament dhe pastaj nga qeveria britanike.

Procedura e ankimimit parashikonte fillimin e detyrueshëm të saj pranë Komisionit të Posaçëm të Apelimit për Migracionin (SIAC), perpara se palet te shkojne ne gjykate.

Procesi në SIAC eshte vonuar pertej çfaredolloj afati te arsyeshem per te penguar zbulimin e te vertetes.

Ky proces perfundoi sot, pas dy vitesh, me lënien ne fuqi te vendimit te Home Office nga Komisioni i Apelimit, duke deshmuar keshtu deshtimin e plote të ketij komision në goditjen e korrupsionit në segmente te administrates se Britanise se Madhe.

Në paragrafin 17 të vendimit të tij Komisioni (SIAC) pohon se nuk kane vleresuar as vertetesine e provave dhe as ate të akuzave të ngritura ndaj meje, por vetem nese Sekretarja e Home Office ka pasur baze qe, në bazë të provave që i janë vënë përpara, të besonte se vendimi i përjashtimit ishte i drejtë. Kjo provon qartë se, jo vetëm SIAC nuk ka hetuar zbulimin e të vërtetës siç pohon vete, por edhe se vendimi i Sekretares është marrë në bazë të artikujve të mediave të sponsorizuar nga Soros dhe deklaratave të kundershtarëve të mi politikë Rama, Basha, Veliaj.

SIAC gjithashtu pohon në vendimin e tij se ka vleresuar fare mijëra faqe prova dhe deshmi të paraqitura nga avokatet e z. Berisha, me pretendimin se jane paraqitur jashte afati (paragrafi 9). Nderkohe qe ato jane dorëzuar absolutisht brenda afatit, por zyrtarët ligjorë te Home Office nuk ia kane paraqitur Sekretares te ketij institucioni me qellim qe ajo te mos njihej me permbajtjejn e tyre dhe per rrjedhoje te mos pranoheshin më pas nga SIAC, meqë Sekretarja nuk i kish patur para saj në momentin e marrjes së vendimit (shif paragrafin).

Theksoj se ky perjashtim i qellimshem i provave vjen:

(i) Pasi ambasadori ambasadorit Alastair King Smith i deshtuan provat e paraqitura ndaj meje ne Home Oficce, duke e detyruar të kalonte nga zyra ne zyre ne Tirane duke kerkuar prova tjera dhe duke u shprehur ne konfidence se ne e përjashtuam Berishen, por na duhen prova se ai na ka paditur.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related