Ligji që i detyron ata të punojnë në vend deri në 3 vite pas përfundimit të studimeve, Studentët e Mjekësisë në Strasburg kundër qeverisë shqiptare

Data

Shteti shqiptar është paditur nga Studentët e Mjekësisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Padia e tyre lidhet me ligjin e vendosur nga qeveria që i detyron ata të punojnë  në vend deri në 3 vite pas përfundimit të studimeve.

Ky hap i Studentëve të Mjekësisë erdhiu pasi nuk ishin dakord me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila mori për bazë pjesërisht kërkesat e tyre.

Studentët e Mjekësisë kanë bërë një padi kundër shteti shqiptar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Padia e tyre lidhet me ligjin e vendosur nga qeveria që i detyron të punojnë deri në 3 vite pas përfundimit të studimeve, pasi në të kundërt nuk u jepet diploma.

Në padinë e përpiluar prej studentëve, thuhet mes të tjerash se “skema e punës së detyrueshme e hartuar nga ligji i kundërshtuar ndryshon thelbësisht nga nocioni i “rezidencës” e cila është një kërkesë rregullative për të qenë në gjendje për të marrë licencën dhe për të punuar si mjek”.

Më tej ata shkruajnë se “gjatë seancës dëgjimore, avokati i Këshillit të Ministrave pranoi se studentët në nevojë financiare që përfitonin ndihmë sociale, nuk kishin të drejtë zgjedhjeje”.

Studentët e Mjekësisë kërkojnë që kjo çështje të shqyrtohet edhe nga kjo gjykatë, pasi sipas tyre nuk janë dakord me vendimin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese, e cila mori për bazë pjesërisht kërkesat e tyre. Ndryshimet e propozuara nga qeveria nisin zbatimin nga viti i ri akademik 2024-2025 dhe do të kenë efekt deri në 2029.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related