Këshilltarja demokrate në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, Eliona Kodra Shkreli ka reaguar ashpër për rrugën e Komanit, ku shprehet se banorët jetojnë me shpresë të vdekur se ky aks kombëtar një ditë do jetë pjesë e projektit qeveritar për t’a investuar.
Shkreli shton më tej se ministrja Belinda Balluku dhe kryebashkiaku shkodran Benet Beci prej vitesh luajnë me fatin e kësaj rruge që përshkohet nga mijëra banorë të zonës dhe po ashtu turistë e vizitorë nga vende të ndryshme.
Reagimi i plotë nga këshilltarja demokrate:
“Rruga e Komanit peng i mosmarrëveshjeve Balluku-Beci…
Ndërkohë që njëri premton dhe tjetra nga inati anulon projektin e ndërtimit të rrugës, faji mbetet jetim dhe banorët jetojnë me shpresë të vdekur se ky aks kombëtar një ditë do jetë pjesë e projektit qeveritar për t’a investuar!
Shikoni se si kjo qeveri dhe eksponentët kryesorë të Rilindjes si Beci dhe Balluku, luajnë me fatin e një rruge, me mijëra banorë të zonave që përshkohen nga ky aks dhe me mijëra turistë që zgjedhin të vizitojnë perlat turistike të kësaj zone , ndër më të rëndësishmet e Veriut Shqiptar!”, shprehet Shkreli.
