“Tryezat për dialogun, si macja me miun”/ Rama kritika të ashpra BE-së nga Prishtina: E ardhmja e Kosovës, s’varet nga pëlqimet e Serbisë

Data

Në konferencën e tij për shtyp në Prishtinë, kryeministri Edi Rama reagoi ashpër në kritika në drejtim të politikave të ndërkombëtarëve, sidomos të BE-së sa i takon dialogut Kosovë-Serbi.

Ai deklaroi se e ardhmja e Kosovës nuk varet nga pëlqimet dhe mospëlqimet e Serbisë.

Ndër të tjera ai shtoi:

“Sot jemi në një proces ku thellohet edhe më shumë qasja e politikës së jashtme, si politikë e brendshme. Kjo mund të ketë sukses elektoral, por kjo e lë Kosovën me gjithnjë e më pak miq. Nëse Kosova do të dilte nga kjo lojë ‘macja me miun’ me Serbinë, ne jemi këtu për të folur me BE, për të përmbushur detyrimet që kemi ne, si Republikë e Kosovës, në kontekstin e standardeve të BE dhe për t’u afruar me u. Pastaj se ça bën Serbia, shkoni dhe merruni me të. Këto mbledhjet për t’u mbyllur për orë të tëra, nuk çojnë asgjëkundi. Se di se ça lidhje ka e ardhmja e Kosovës që kërkon të hyjë në BE dhe NATO, me atë se çfarë si pëlqen apo jo Serbisë. Serbia mund të mos i qaset kurrë idesë se s’do ta njohë kurrë Kosovën. Por kjo nuk duhet të pengojë Kosovën që të vijojë rrugën e saj drejt njohjes. Kjo do ta nxirrte Kosovën nga kurthi ku e ka futur Serbia. Ne jemi një popull i vogël, kemi dy shtete të vogla. Nuk jemi kërthiza e botës. Sa herë e kemi besuar këtë, e kemi pësuar shumë. Kosova është shumë e bukur, i ka të gjitha mundësitë dhe nuk ka pse të humbi kohë duke vrapuar rreth vetes së vetë.”, tha ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related