Pesë deputetë të opozitës kanë bllokuar foltoren e kuvendit. Bëhet fjalë për; Gaz Bardhin, Luan Baçin, Flamur Nokën, Edi Paloka dhe Ervin Salianjin. PS kërkon masë disiplinore për të pestë.
Mësohet se PS do të kërkojë masë ndëshkimore nga Sekretariati i Etikës për këta deputetë, pas trazirave dhe tensioneve në sallën e Kuvendit, në seancën e kaluar plenare.
Kujtojmë se Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën do të mblidhet ditën e sotme, në orën 13.00, për shqyrtimin e kësaj kërkese.
