Rithemelimi protestoi sërish dy ditë më parë dhe kësaj here përpara Kuvendit, ku u dogjën goma makinash teksa brenda në sallën e parlamentit zhvillohej seanca plenare. Ndërkohë seancat duket se po i rikthehen kaosit teksa deputetët e Rithemelimit debatuan ashpër duke penguar seancën me deputetët socialistë dhe kryetaren e Kuvendit Nikolla dhe nënkryetaren Ermonela Felaj. E ftuar dje në një media ishte, nënkryetarja Felaj komentoi zhvillimet e fundit mes mazhorancës dhe opozitës. Për Arbër Hitaj ajo fillimisht dha më shumë detaje nga komisioni i posaçëm antikorrupsion që pritet të nis punën në Kuvend. “Gjerësisht komisioni ad hoc që ne propozuam është konsideruar si komisioni kundër korrupsionit. Lidhet dhe me sigurimin e dy objektivave sundim i ligjit dhe mirëqeverisje. Këto tre objektiva do bënte modernizimin e shtetit. Ose ndryshe Shqipëria 2030. Lidhet me përfundimi e procesit të integrimit europianë të vendit. Gjërat kanë ecur. Kemi marrë statusin. Janë zhvilluar samite. Momenti që ndërhymë me një draft rezolutë që fton për punë të përbashkët, punë e veçantë, planin afatgjatë që pritet të ndërtojë. Do shpresoj që opozita do të bëhet pjesë e komisionit ad hoc. Miratuam përbërjen, por emrat janë ata që përfaqësojnë PS, vendet bosh presin përfaqësuesit e opozitës”, deklaroi ajo. Sipas Felajt, komisioni i posaçëm nuk do prek ligjet, Kushtetutën dhe as organet ligjzbatuese duke përfshirë SPAK dhe GJKKO. “Nuk do preket asnjë ligj që ka të bëj me organet e reja të drejtësisë dhe nuk preket kushtetuta për veprimet e këtyre organeve. Prapë mendoj se opozita do vijë një ditë në komision. Nuk votuan kundër, kanë abstenuar. Janë në dilemë dhe mëdyshje. Në shumicë mendoj se ata nuk mendojnë se kjo është një hapësirë duhet bojkotuar”, u shpreh ajo. Ndërkaq, Felaj komentoi edhe akuzat që opozita i bën asaj për lidhjet familjare në sistemin e drejtësisë. “Nuk është gjë e re të gërmosh në jetën time personale dhe familjare. Kam keqardhje. Familjarët e mi kanë qenë në sistem edhe kur unë nuk kam qenë deputete. Nuk është emëruar askush rishtas. Kanë punuar nga 15 apo 20 vite në rrethe të Shqipërisë. Edhe unë karrierën time si magjistratë kam punuar në rrethe larg familjes sime”, tha ajo. Ndërkohë protestën e Rithemelimit para Kuvendit, Felaj e konsideron tërësisht dështim, pasi sipas saj, qytetarët nuk i besojnë atij emisioni të “RAI 3” që u bë shkak i protestës. “Protestën e djeshme, nuk e pashë duke qenë jashtë por brenda. Ishte një dështim i plotë jo thjesht i PD, por i asaj që kërkonin të ngrinin nga një emision i “RAI 3” që paska provokuar shumë zemëratën e opozitarëve dhe duhet të kishte rënë qeveria. Nuk arrini të siguronin as një anëtar për degë do të thotë që njerëzit nuk kanë besuar asgjë nga ajo që u servir, duke bërë pjesë të makinacione edhe rrethe jashtë vendit. Makinacion i sofistikuar por u provua si blof dhe nuk ka nevojë për koment. Ra shpirti opozitar u pa qartë që kishin dështuar”, shtoi ajo. Nga ana tjetër, ajo thekson se në Shqipëri nuk ka mafia siç pretendon “RAI 3”, ndërsa skenën me Ahmetajn në emision e vlerëson si skenë tipike mafioze. “Protesta konfirmoi që ishte një blof i pastër. E pashë e ndoqa, edhe për kuriozitetin. Ishin thjesht thënie që u servirën në mënyrë të caktuar të qëllimshme që të bindni që Shqipëria është ajo që paraqitet aty dhe nuk ka lidhje fare. Ish kolegu mu duk shumë e shpifur ajo skena. Skena më tipike e çdo mafiozi edhe urdhëron aktin kriminal. Kam qenë pjesëmarrëse në atë kohë, normale ka debate pune, nuk kam pse e veçoj që ishte ky që debatonte. Debate më shumë se debate ishin diskutime. Skena është tipike e atyre filmave. Ironikisht Ahmetaj u paraqit si mafioz. Nën-ndërgjegjja flet gjithmonë. Është gabim i atyre. Gjetën mënyrën e gabuar. Ranë peng vetë e gjësë”, nënvizoi Felaj.
Ermonela Felaj: Arben Ahmetaj u paraqit si mafioz në emisionin e “RAI 3”, Komisioni Anti-korrupsion nuk do prek SPAK dhe GJKKO, opozita është në mëdyshje por do bëhet pjesë
Data
