“T’i shkatërrojmë me votë”, Salianji i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Ramës: Do të godasë ata që i kapin në shkelje

Data

Deputeti i Rithemelimit Ervin Salianji në një intervistë televizive, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili thoshte se opozita për veprimet e saj të dhunshme në Kuvend, duhet shkatërruar me votë.

Salianji tha se reagimi i Ramës vjen pasi qeveria e tij vjedh e bën korrupsion, e më pas kapet.

Sipas Salianjit, Rama kërkon të shkatërrojë ata që zbulojnë aferat korruptive të qeverisë.

“Ky reagim i Ramës është kështu që Rama dhe qeveria e tij vjedh e bën korrupsion e më pas kapet. Dhe pasi kapet thotë të shkatërrojmë këta që na zbulojnë këto që na janë kapur. Kishim 3 elementë në narrativë, që po goditet Meloni dhe jo Rama.

Pra po goditet Rama që të bjerë Meloni se Rama e mban në pushtet Melonin. E dyta është që ne kemi turistë, ça lidhje ka kjo që ne jemi narkoshtet. Kolumbia ka turistë sa të duash. E treta që Rai, BILD, Uashington Post, etj i ka blerë opozita.

Rama e di se mediat janë si në Shqipëri që blihen dhe shiten. E vërteta është kjo, është certifikim që nëse kalon në një television prestigjoz, që do të thotë që është bërë zullumi aq i madh saqë po dalin ato që kemi denoncuar ne. Ne jemi viktima të një sistemi që në thelb është autokratik”, tha Salianji.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related