“E gjithë kjo histori është për të mbajtur ish-kryeministrin jashtë nga sistemi politik”, Bylykbashi zbulon detajet: Ja rreziku i rastit “Beleri” për Berishën

Data

Sali Berisha i ka humbur të gjitha gjyqet ku i kërkon drejtësisë ta lejojë të shkojë në parlament. Për pasojë, ka një interpretim të nenit 71 të Kushtetutës sipas të cilit kreu i opozitës mund të humbë mandatin e deputetit më 30 qershor, kur bëhen 6 muaj nga mospjesëmarrja në Kuvend.

Por nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi nuk bie dakord me këtë interpretim, të cilin e quan qesharak dhe dashakeq. “Kushtetuta është fare e qartë, kur thotë se ‘Deputeti e humbet mandatin, kur nuk merr pjesë pa arsye për 6 muaj rresht në Kuvend’. Pra, pa arsye. Sali Berisha nuk lejohet të shkojë në Parlament. Ka bërë kërkesë specifike për të shkuar dhe kemi një sjellje të Gjykatës së Posaçme, të dhunshme dhe antikushtuese që pengon Sali Berishën të marrë pjesë në seancat parlamentare. Ne kemi rastin e një deputeti që u soll me pranga për të votuar reformën ë famshme në drejtësi. Pra, kur u duhet, e bëjnë. E gjithë kjo histori është për të mbajtur Sali Berishën jashtë nga sistemi politik.”- u shpreh Oerd Bylykbashi.

Në analizën e tij,  diskutimi për heqjen e mandatit tani, edhe pse antikushtetues, nuk është aq i rrezikshëm sa një vendim i Gjykatës Kushtetuese për rastin Beleri.

“Ky vendim i marrë nën presionin e Edi Ramës thotë se nëse dikush arrestohet, atij mund t’i mohohet e drejta për të bërë betimin, me të cilin nis ushtrimi i mandatit. Kjo është për të pamundësuar Belerin, por impakti është mbi çdo deputet që do të zgjidhet në zgjedhjet e ardhshme.

Pra, nëse maxhoranca mendon që dikë duhet ta nxjerrë nga loja e arreston dhe nuk e lejon të bëjë betimin, që është momenti kur nis të ushtrojë mandatin. Ky vendim antikushtetues i Gjykatës Kushtetuese pasojën në sistemin e demokracisë parlamentare e ka të tmerrshëm.”- tha zoti Bylykbashi, duke bërë të qartë se Sali Berisha mund të zgjidhet deputet në 2025, edhe duke qenë në arrest shtëpie, por nëse kjo gjendje vazhdon, ai nuk do të lejohet të betohet, njësoj si Beleri, duke bërë të pamundur ushtrimin e mandatit të deputetit dhe për pasojë humbjen e tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related