“Keni njohuri të cekëta, pyesni juristët”, Zhupa me tone të ashpra ndaj Nikollës: Dëshiron t’i tregosh besnikëri kryeministrit, por…

Data

Deputetja demokrate Ina Zhupa është treguar e ashpër me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla ndërsa i ka thënë se për çështjet e Rregullores duhet të konsultohet me ekspertët.

Zhupa: Njohuritë e tyre janë të cekëta.
Duhet të konsultoheni me ekspertët.
Ku thuhet që mocionet me debat bëhen vetëm mbi veprimtarin ë e Këshillit të Ministrave?
Kemi bërë mocion për gjenocidin në Srebrenicë dhe luftën në Ukrainë, cila nga këta është veprimtari e këshillit të Ministrave.

Neni lexohet në tërësi jo të marrësh një nen e të lësh një tjetër.

Dëshiron t’i tregosh Ramës se nuk lejoj të flitet për gjuhën tënde linçuese.
Rama i trajton gazetarët në mënyrën më të keqe të mundshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related